Pas 24 vitesh gjen vajzën e humbur

Pas 24 vitesh gjen vajzën e humbur

Një baba është bashkuar me vajzën e tij pasi kishte 24 vjet që e kërkonte. Wang Mingqing i palodhur për ta kërkuar kishte nisur punë si taksist me shpresën se mund ta merrte si pasagjerë një ditë të bijën. Por ka qenë e bija që është vënë në kontakt me të, pas një postimi online […]

Një baba është bashkuar me vajzën e tij pasi kishte 24 vjet që e kërkonte.

Wang Mingqing i palodhur për ta kërkuar kishte nisur punë si taksist me shpresën se mund ta merrte si pasagjerë një ditë të bijën.

Por ka qenë e bija që është vënë në kontakt me të, pas një postimi online që kishte bërë i ati.

Historia e mrekullueshme ka ndodhur në Kinë, ku të dy u takuan të martën. Vajza e tij, Qifeng, u zhduk kur ishte vetëm tre vjeçe, sipas një interviste që ai ka dhënë për mediat në Kinë.

Ai dhe shoqja ishin shitës frutash dhe një ditë teksa kishin mbaruar punën kuptuan se vajza nuk ishte me ta

Ata kaluan vite duke kërkuar për të në zonën përreth, lajmërime në gazeta, njoftime nëpër shtylla dhe kërkime online, transmeton tch. Çifti, të cilët kanë edhe një vajzë tjetër, nuk e lanë kurrë qytetin Chengdu, ku jetojnë, me shpresën se një ditë Qifeng do të kthehej.

Në 2015, Wang vendosi të punonte si taksist, me shpresën se do e gjente. Çdo pasagjeri ai i jepte një letër me informacion të vajzës nëse ata kishin të dhëna për vogëlushen e tyre. Ai nuk ka pasur foto të të bijës kur ka qenë e vogël, kështu që përdorte foton e vajzës tjetër pasi ngjanin shumë.

Metoda e tij unike mori vëmendjen e medias kineze. “Një ditë, vajza ime mund të jetë personi që ulet në makinën time”, ka thënë ai.

Pas vitesh kërkimesh, një skicues e ndihmoi duke i bërë një protret se si mund të ishte Qifeng sot, dhe kjo e ndihmoi mjaft. Mijëra kilometra larg tij, një vajzë e pa skicën e bërë nga artisti dhe u shokua nga ngjashmëria që kishte. Ajo kontaktoi me Wang, të cilit i tha se kishte mjaft ngjashmëri me përshkrimin e vajzës së tij të humbur, përfshi një shenjë në ballë dhe që villte sa herë qante.

Ata vendosën të bëjnë testin e ADN-së që doli pozitiv. Raportimet kineze thonë se Kang Ying, kështu quhej tani Qifeng, ishte rritur në një qytet rreth 20 km larg vendlindjes, por nuk dha detaje se si përfundoi e ndarë nga prindërit e saj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?