Pas 10 vitesh shtetësi, Kosovës i hiqet një njohje

Pas 10 vitesh shtetësi, Kosovës i hiqet një njohje

Dje Burundi tërhoqi zyrtarisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës, kjo “falë” Serbisë e cila po lobon pareshtur në këtë drejtim. Përkundër se vendit ju hoq një njohje, zyrtarët e lartë të Kosovës nuk patën kohë të merren me këtë çështje, pasi më e rëndësishme, për ta, del të jetë shkarkim/ngarkimi i ministrave, e çështje tjera […]

Përkundër se vendit ju hoq një njohje, zyrtarët e lartë të Kosovës nuk patën kohë të merren me këtë çështje, pasi më e rëndësishme, për ta, del të jetë shkarkim/ngarkimi i ministrave, e çështje tjera dytësore.

Teksa qytetarët e Kosovës shohin shteti fqinjë, Serbinë, i cili tashme ka nisur festën për arritjen që diplomacia e shtetit të saj po vazhdon të korrë në këtë drejtim, Kosova ka vendosur të heshtë, e të mos e thotë as edhe një fjalë se çfarë po ndodhë.

 Kur ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli thirret nga mediat se a është e vërtetë se vendi ka një njohje më pak dhe a është njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme për këtë ç’njohje, ai fatkeqësisht thotë se nuk është në dijeni.

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, e ka pasur këtë lajm teksa edhe është takuar sot me homologun e tij nga Burundi, Alain Aime Nyamitwe, ku siç citojnë mediat serbe, ai edhe zyrtarisht ka marrë notën verbale për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga shteti i Burundit.

Lajmi.net sot gjatë gjithë ditës ka provuar të bie në kontakt me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, se pse nuk ka reaguar dhe a kanë marrë notë verbale për ç’njohje, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

E si shefi tyre kanë vepruar edhe zëvendësministrat, Gjergj Dedaj e Besnik Hoti, e këta të fundit rrallë herë marrin guximin të deklarohen për media, por edhe kur deklarohen “godasin”, për të keq.

Siç ndodhi jo shumë kohë më parë kur ishte pikërisht ky shtet i cili kishte paralajmëruar tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës, ndërsa qëndrimi i dy zëvendësministrave të Jashtëm, Anton Berishës dhe Gjergj Dedaj, ishte se njohja nga lloji i shteteve si Burundi, nuk çon asnjë peshë për Kosovën.

E pas kësaj deklarate thuhet se Burundi u ndikua dhe ja ku jemi sot, me një njohje më pak.

Shtetet që e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, pa Burundin, janë 115.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?