Partitë opozitare serbe nuk i pengon pjesëmarrja e Kosovës si shtet në Samitin e Sofjes

Shumica e partive opozitare në Serbi, mendojnë që presidenti i Serbisë, ose kryeministri, duhet të marrin pjesë në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Sofje me 17 maj, e ku do të marrë pjesë edhe Republika e Kosovës, shkruan Periskopi. Megjithatë krerët e shtetit serb ende nuk kanë marrë vendim […]
Megjithatë krerët e shtetit serb ende nuk kanë marrë vendim nëse dikush nga Beogradi do të shkojë në samit, pasi që Spanja, Qiproja dhe Rumania e kanë anuluar pjesëmarrjen për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës, edhe përkundër faktit se nga Bullgaria kanë dalë deklarime se do të respektohet statute neutral i Kosovës.
Megjithatë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë samit.
Ndërkohë Aleksandër Vuçiq në një konferencë për shtyp ka thënë se para datës së këtij samiti do të ketë shumë takime të rëndësishme.
Por zyrtari i SDS-së, Marko Djurishiq mendon se Vuçiq duhet të jetë I pranishëm. Ai për ‘Danas’ ka thënë se ky samit është i rëndësishëm për Serbinë, sepse duhet konfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, dhe bëhen hapa konkret në këtë rrugë nga të gjitha palët.
“Nëse presidenti mendon sinqerisht që Serbia duhet të ndjek rrugën evropiane, atëherë duhet të marr pjesë në samit. Prania e përfaqësuesve të Prishtinë nuk mund të jetë një pengesë, dhe jam i sigurt se do të gjendet një rrugë për këtë problematikë” ka thënë Djurishiq, raporton Periskopi.
Njejtë mendon dhe anëtarja e DS-së, Natasha Vuçkoviq, e cila për Danas ka thënë se Serbia duhet të marrë pjesë në samit për shkak të prioriteteve të saj politike, e që një nga më të rëndësishmit është pranimi në BE.
“Izolimi asnjëherë nuk ka sjellë ndonjë gjë të mirë” ka thënë Vuçkoviç.
Zyrtar të partisë tjetër opozitare LDP, kanë thënë që një perspektivë e qartë evropiane do të ishte një shans e jashtëzakonshme për regjionin, duke bërë thirrje për tejkalimin e konflikteve të vjetra.
“Kryeministrja Ana Bërnabiç duhet të marr pjesë, për arsye sa ajo s’ka kapacitete të menaxhojë një tjetër izolim të Serbisë nga bota perëndimore, sado që mund të zgjat ky izolim” thuhet në përgjigjen e partisë për Danas, raporton Periskopi.
Ky samit pritet të jetë një konfirmim për rikthimin në fokus të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Evropian, si dhe zgjerimin e mëtejshëm të BE-së në këtë pjesë.
Spanja ishte shteti i parë që u deklaruar kundër pjesëmarrjes në këtë samit për shkak të pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës, që më pas u përkrah nga Qiproja dhe Rumania.
Megjithatë nga Bullgaria ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar që ndonjëri nga shtetet e ka anuluar pjesëmarrjen./Periskopi/












