Paralajmërimi për të ardhmen e shkollave gyleniste pas dëbimit të 6 turqve

Drejtori i kolegjit “Mehmet Akif”, Nazmi Ulus ka folur për të ardhmen e institucionit të tij arsimor pas dëbimit të 6 bashkëpuntorëve të tij një javë më parë. Ulus, në një intervistë për Periskopin, ka thënë se institucionet gyleniste arsimore merren me edukim në Kosovë që nga viti 2000, duke shtuar se i gjithë stafi […]
Ulus, në një intervistë për Periskopin, ka thënë se institucionet gyleniste arsimore merren me edukim në Kosovë që nga viti 2000, duke shtuar se i gjithë stafi i tij, i përbërë nga 250 mësues është mbi standardet e arsimit në Kosovë.
“Në Kosovë ne merremi me edukim që nga vitit 2000. Bëhen 18 vite që punojmë këtu me stafin tonë. Në 5 degë, në 5 shkolla të ndryshme, tani ne kemi 250 mësues dhe 1700 nxënës. Dhe i gjithë stafi ynë, të gjithë mësuesit disa prej të cilëve janë nga Turqia, disa nga SHBA-ja, shumica janë kosovarë. Mund të them se të gjithë 250 profesorët janë elitarë, më të ngriturit. Stafi ynë është mbi standardet e Kosovës”, tha Ulus për Periskopin.
Përkundër se humbi 6 persona nga stafi i tij, Ulus thotë se puna e institucioneve arsimore turke në Kosovë do të vazhdojë me një intensifikim të shtuar.
“Fatkeqësisht ne humbën 6 nga stafi ynë dhe kur i krahason 6 me 250 mësuesit, ky nuk është numër edhe aq i madh. Besoj dhe vërtetë dua t’u them studentëve dhe komunitetit shqiptar këtu se ne do ta vazhdojmë atë që bënim përpara kësaj ngjarjeje, siç është ngjarja e së mërkurës. Ne do ta japim edukimin më të mirë në këtë vend dhe nga tash do ta intensifikojmë edhe më shumë dhe të japim edukim edhe më të mirë se standardet kosovare”, tha ai. /Periskopi/












