Paralajmërimi i Pacollit: Së shpejti do të bëhemi me ushtri

Çështja e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur të Republikës së Kosovës ka disa vite që po diskutohet në Kosovë, e fajin për ngecjen në këtë proces, partitë kosovare gjatë gjithë këtyre viteve vazhdojnë t’ia hedhin njëra tjetrës, shkruan Periskopi. Megjithatë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, thotë se një gjë […]
Megjithatë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, thotë se një gjë ë tillë do të ndodh shumë shpejtë.
Në një fotografi të publikuar në profilin e tij, Pacolli shihet me dy pjesëtarë të FSK-së.
“Nuk janë të shumtë që flasin për ta, por ata e meritojnë të gjithë respektin. Po flas për anëtarët e FSK-së mbrapa meje, të cilët edhe së shpejti do të jenë ushtri!”, ka shkruar Pacolli, raporton Periskopi.
Megjithatë kjo deklaratë e Pacollit mbetet për t’u dëshiruar pasi që koalicioni aktual qeverisës nuk e ka as shumicën e thjeshtë në Kuvend./Periskopi/












