Paralajmërimi i LDK-së për Qeverinë Haradinaj

Paralajmërimi i LDK-së për Qeverinë Haradinaj

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së njëherësh deputet nga radhët e kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se nevojitet qeveri teknike ose mocion mosbesimi. Sipas tij qeveria aktuale e brishtë dhe e pakicës, Parlamenti dhe Presidenca janë jo efikase, jo kredibile dhe me plot dështime, transmeton Indeksonline. Beqiri ka thënë gjithashtu se  duhet të punohet dhe […]

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së njëherësh deputet nga radhët e kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se nevojitet qeveri teknike ose mocion mosbesimi.

Sipas tij qeveria aktuale e brishtë dhe e pakicës, Parlamenti dhe Presidenca janë jo efikase, jo kredibile dhe me plot dështime, transmeton Indeksonline.

Beqiri ka thënë gjithashtu se  duhet të punohet dhe të ketë përgatitje për zgjedhje të reja.

Statusi i plotë i Beqirit:

Të dashur miq,

Qeveria aktuale e brishtë dhe e pakicës,Parlamenti dhe Presidenti,janë jo efikas,jo kredibil dhe me plot dështime.

Moskoordinimi total apo koordinim për të keq(ose si duket veprimet pas shpine ndaj njëri tjetrit e tre krerëve shtetëror)veqmas ato që ndodhën diteve të fundit,shtron nevojën e përgjegjësisë së tyre.

Tentim shfajsimi i secilit për vete dhe fajësimit të tjetrit…kështu liderët shtetëror nuk mund të vazhdojn të udhëheqin.

Mund të konkludohet se jemi në një lloj kaosi,qrregullimi total qeverisës dhe institucional.

Opozita në qdo shtet,në qdo kohë ka synim të shkurtoj jetën qeverisëse të pushtetit,e në rastin tonë,jo vetëm që kjo duhet të bëhet,por për të mirën e vendit nuk duhet të vonohemi.

Duhet të punojm dhe përgaditemi për zgjedhje të reja:

1.NJË QEVERI TEKNIKE për 6 muaj,kohë kjo e nevojshme për të kryer ndonjë punë madhore shtetërore dhe kohë e mjaftueshme për përgaditjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja Parlamentare ose

2.MOCION MOSBESIMI ndaj qeverisë dhe zgjedhje të jashtëzakonshme.

Për këtë ne si LDK,Strukturat tona kompetente dhe vendimmarrëse do të bëjm konsultimet, takimet e nevojshme dhe pa vonesë e në kohën e duhur do të dalim me qëndrime dhe veprime konkrete.

Shpresojm që edhe subjektet tjera,jo vetëm ato opozitare,do të na mbështesin.

Me përgaditjet e duhura dhe koordinim me të tjerët,kjo mund dhe do të duhej të bëhet.

Këtë e shohim si shpresë të vetme për të tejkaluar këtë gjendje, me një Parlament të ri dhe Qeveri të re,e dal nga votat e qytetarëve dhe nën udhëheqjen e LDK-së.

Kështu siç po punohet dhe veprohet tani, nuk udhëheqet shteti,përkundrazi ai po dëmtohet dhe rrezikohet.

I.Beqiri

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?