Paralajmërimi i diplomatit rus: NATO ka shkelur vijën e kuqe, ia ka zënë derën Rusisë

I dërguari i Rusisë në NATO Aleksandr Grushko ka paralajmëruar se aleanca ka shkelur vijën e kuqe me bazat e saj ushtarake pranë kufijve rus, duke shtuar se siguria globale nuk mund të garantohet pa Rusinë. Grushko, në reagimin e tij, ka theksuar se relacionet me shtetet fqinje të Rusisë nuk kanë marrë asnjëherë dimension […]
Grushko, në reagimin e tij, ka theksuar se relacionet me shtetet fqinje të Rusisë nuk kanë marrë asnjëherë dimension ushtarak, përkundër marrëdhënieve të tensionuara me disa prej tyre, përfshirë shtetet baltike.
“Por situata tani ka ndryshuar, falë aleancës ushtarake. Duke falënderuar NATO-n, kemi dimension ushtarak. Ishte zgjedhja e tyre, ata shkelën vijën e kuqe”, ka thënë Grushko në një panel diskutimi, shkruan Periskopi.
Grushko ka folur edhe për izolimin, që sipas tij, Perëndimi po mundohet t’ia imponojë Rusisë.
“As NATO-ja e as Bashkimi Evropian nuk mund të krijojnë parajsa të sigurta e të paprekura”, ka theksuar diplomati, duke shtuar se çdo përpjekje e tillë është e destinuar të dështojë.
“Krijimi i sistemeve solide të sigurisë nuk mund të ketë sukses pa Rusinë”, ka thënë ai.
Situata pranë ‘dyerve’ të Rusisë, sipas tij, të kthen në mendje kujtime nga Lufta e Ftohte, të cilat do duhej të ishin harruar për shkak se janë dëshmuar joefikase.
“Megjithatë, nëse Aleanca ia kthen shpinën Rusisë, vetëm se do ta dëmtojë sigurinë e saj. Nëse nuk dëshirojnë dialog, atëherë nuk do të ketë. Duhen dy për Tango, siç dihet. Kjo do të jetë një zgjedhje e vetëdijshme e Aleancës”, ka shtuar Grushko. /Periskopi/












