Paralajmërimet e serbëve: Asociacionin e pranojmë vetëm në këtë mënyrë

Paralajmërimet e serbëve: Asociacionin e pranojmë vetëm në këtë mënyrë

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka siguruar se Serbia dhe serbët e veriut nuk do të pranojnë asgjë më pak se një asociacion me kompetenca ekzekutive Tani kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë kur serbët do ta formojnë në mënyrë të njëanshme Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, apo “Zajednicën” siç e quajnë […]

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka siguruar se Serbia dhe serbët e veriut nuk do të pranojnë asgjë më pak se një asociacion me kompetenca ekzekutive

Tani kur kanë mbetur vetëm edhe pak ditë kur serbët do ta formojnë në mënyrë të njëanshme Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, apo “Zajednicën” siç e quajnë ata, nëse eventualisht Prishtina deri më 20 prill 2018 nuk e formon AKS-në, shtohet rreziku që gjysma e minierave të “Trepçës”, si dhe komplet hidrosistemi “Ibër – Lepenci” të mbesin nën kontrollin direkt të Serbisë.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, duke e interpretuar Marrëveshjen e Brukselit për formimin e “Zajednicës” ka kërkuar që ajo të ketë kompetenca ekzekutive, shkruan më tutje “Zëri”.

Ai ka thënë, gjithashtu, se Serbia nuk do të pranojë një Asociacion që i ngjason një OJQ-je e as diçka të ngjashme siç është Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Gjuriq, i cili nuk heziton ta thotë hapur se “Zajednica” do të ketë kompetenca sikurse një republikë, ka thënë dy ditë më parë se vendimi i BE-së për t’i dhënë kohë Prishtinës 4 muaj për formimin e “Zajednicës” nuk do të pranohet nga Beogradi.

E ndërkaq kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili nuk përfill asnjë vendim të Prishtinës, pa u konsultuar paraprakisht me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka siguruar se Serbia dhe serbët e veriut nuk do të pranojnë asgjë më pak se një asociacion me kompetenca ekzekutive.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?