Pamje emocionuese: Qenit i shpëtojnë lotët pasi shpëtohet nga prerja për mish

Pamje të pabesueshme të momentit kur një qeni “Golden Retriever” i shpëtojnë lotët pas shpëtimit nga prerja për ushqim në Kinë, janë publikuar në mediat e huaja. Qeni është shpëtuar nga një grup i adhuruesve të kafshëve, të cilët kanë mbledhur para për të shpëtuar atë. Besohet se qeni që ka qenë kafshë shtëpie, është […]
Qeni është shpëtuar nga një grup i adhuruesve të kafshëve, të cilët kanë mbledhur para për të shpëtuar atë.
Besohet se qeni që ka qenë kafshë shtëpie, është vjedhur, e më pas i është shitur biznesmenëve kinezë që merren me përpunimin e mishit, shkruan Periskopi.
Adhuruesit e kafshëve e kanë paguar pronarin e qenit, që do ta priste për mish, për ta liruar atë.
Një nga adhurueset e kafshëve, e njohur me emrin Xu, i ka thënë “MailOnline”, se grupi përbëhet nga dhjetëra njerëz. Ata kanë mbledhur mbi 1,800 euro për ta blerë qenin, si dhe 20 qenë të tjerë, nga tregtari që kishte në plan t’i priste për mish.
Pasi që adhuruesit e kafshëve kishin shkuar në dyqanin e tregtarit, ai u kishte thënë se qentë janë për t’u shitur për mish. Ai u kishte thënë atyre se një kilogram të tyre e shet mbi tetë euro.
Grupi kishte vendosur që të blejë të gjithë qentë, dhe të gjithë ata kishin nisur të mbledhin paratë.
Pasi që i kishin blerë qenë, grupi i kishte çuar të gjithë qentë për një ekzaminim mjekësor te veterinari.
Xhirimi i momentit kur qenit “Golden Retriever” i shpëtojnë lotët është kapur në spitalin e kafshëve.
Shumë të pranishëm kishin thënë se qenit i kishin shpëtuar lotët për shkak të ndjenjës falënderuese për ta, por drejtori i spitalit kishte një shpjegim ndryshe. Sipas tij, lotët e qenit kishin shpëtuar sepse i ishte nënshtruar një kontrolli optik.
Grupi i adhuruesve të kafshëve është në përpjekje për të gjetur familje ku do t’i adoptonin qentë dhe 17 prej tyre tashmë janë adoptuar. /Periskopi/




















