Pacolli u thotë mediave serbe: Po merremi intensivisht me Asociacionin

Autoritetet në Prishtinë po punojnë në Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe (Beogradi zyrtar dhe serbët vazhdimisht i referohen si Bashkësi e Komunave Serbe – sqarim ynë). Kështu citohet t’i ketë deklaruar sot gazetës së Beogradit “Blic” ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Pacolli po ashtu ka thënë se nuk mund të parasheh nëse […]
Pacolli po ashtu ka thënë se nuk mund të parasheh nëse Marrëveshja do të kryhet brenda tri javësh, që është afati i dhënë nga Lista Serbe dhe Qeveria e Serbisë.
“Qysh para se të ndodhte rasti fatkeq me Gjuriqin, Qeveria jonë ka nisur aktivitetet rreth të gjitha marrëveshjeve të Brukselit, ndër të cilat edhe për Asociacionin”, citohet të ketë deklaruar Pacolli, transmeton Koha.
Ai ka shtuar se “faktori politik serb” do të duhej të bashkëpunonte me Qeverinë e Kosovës. Pacolli po ashtu është shprehur, sipas raportimit të medave të Beogradit, se Qeveria e Kosovës është e gatshme që me hapa të shpejtë të punojë për ndryshimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe për Asociacionin”.












