Pacolli: Kosova mund të shkojë në zgjedhje

Zëvendëkryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje. Sipas tij Qeveria Haradinaj mund ta vazhdojë punën, në qoftëse ndonjë parti opozitare iu bashkohet atyre. ‘Kosova mund të shkojë në zgjedhje. Konsetalacionet janë të tilla që mund të na sjell në në atë situatë. Por mund edhe të […]
Zëvendëkryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se vendi shpejt mund të shkojë në zgjedhje. Sipas tij Qeveria Haradinaj mund ta vazhdojë punën, në qoftëse ndonjë parti opozitare iu bashkohet atyre.
‘Kosova mund të shkojë në zgjedhje. Konsetalacionet janë të tilla që mund të na sjell në në atë situatë. Por mund edhe të vazhdojë nëse ndonjëra prej partive opozitare i bashkangjitet koalicionit qeverisës. ‘, ka thënë Pacolli në RTV 21, transmeton Periskopi.
Sipas tij, është dëm që të shkojmë në zgjedhje kur ‘kemi një Qeveri kaq proaktive’.
Kujtojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës me ngulm do zgjedhje të jashtëzakonshme, duke thënë se kjo qeveri tani veçse ka rënë./Periskopi/












