Opozita turke lavdëron operacionin e arrestimit të gylenistëve në Kosovë

Opozita turke lavdëron operacionin e arrestimit të gylenistëve në Kosovë

Lideri i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahceli, ka lavdëruar operacionin e agjencisë së Inteligjencës turke (MIT) në Kosovë që rezultoi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes së Gylenit (FETO), e cila cilësohet organizatë terroriste në Turqi. Në bashkëpunim me AKI-në, MIT-i arrestoi gjashtë burra, të cilët Turqia […]

Lideri i partisë opozitare Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahceli, ka lavdëruar operacionin e agjencisë së Inteligjencës turke (MIT) në Kosovë që rezultoi me arrestimin e gjashtë shtetasve turq të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes së Gylenit (FETO), e cila cilësohet organizatë terroriste në Turqi.

Në bashkëpunim me AKI-në, MIT-i arrestoi gjashtë burra, të cilët Turqia thotë se janë përgjegjës për largimin e pjesëtarëve të organizatës FETO nga Turqia për në Evropë e SHBA, krahas aktiviteteve të tyre në Ballkan, raporton “Mynet”.

“Këtë duhet ta bëjë shteti [turk]”, ka thënë Bahceli gjatë takimit të Grupit Parlamentar të partisë së tij të martën, transmeton Koha.net.

“Ka shumë tradhtarë [të FETO-s] që po veprojnë si të çmendur në SHBA dhe në vende evropiane”, shtoi ai.

Bahceli bëri thirrje që në të njëjtën formë të sillet edhe lideri i lëvizjes nga SHBA, Fetullah Gulen.

“Nëse predikuesi tradhtar në Pennsylvania do të kapej gjatë natës nga rinia e guximshme turke derisa në kokë ia hedhin një kapuç, dhe më pas nëse do të mund të sillej në Turqi për t’u përballë me drejtësinë me një aeroplan apo anije përmes oqeanit, në atë rast të gjitha maskat e projektit do të binin”, tha Bahceli.

“Në këtë rast, ndërgjegjja kombëtare do të merrte frymë thellë”.

Ai ritheksoi se “FETO, që orkestroi tentim puçin korrikun e vitit 2016 në Turqi, është projekt i grupit terrorist”, transmeton Koha.net.

Grupi, që u dërgua në Turqi me një aeroplan privat, përbëhet nga Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Huseyin Gunakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina, të gjithë këta në kërkim nga Turqia si të arratisur të FETO-s.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?