‘Nuk e di’ shprehja më e përdorur nga Haradinaj, reagon deputeti Ilir Deda

Shprehja ‘nuk e di’ e përdorur shpesh nga kryeministri Haradinaj pas ndodhive të fundit në vend, si duket e ka irrituar deputetin e Alternativës, Ilir Dedën. Në një reagim në profilin e tij zyrtar ai ka thënë se kjo shprehje për përsëritet shumë shpejtë nga shefi i Qeverisë. Megjithatë sipas Dedës është dikush tjetër që […]
Në një reagim në profilin e tij zyrtar ai ka thënë se kjo shprehje për përsëritet shumë shpejtë nga shefi i Qeverisë.
Megjithatë sipas Dedës është dikush tjetër që ‘po din’.
Sipas tij presidenti Thaçi me veprimet e tij po uzurpon kompetencat e Qeverisë duke bërë shkelje kushtetuese.
Reagimi i plotë i Dedës:
Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:
“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;
“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;
“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;
“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.
Derisa dikush “nuk din”, një tjetër – Thaçi – po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën.












