Një objekt në Hajvali – të vendosur për t’i dhënë kallauz fshatit që duket

Në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar që të ndërtohet një rezidencë institucionale. Kërkesa e Thaçit nuk ishte e çuditshme. I çuditshëm ishte arsyetimi i tij: “si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës”. Disa muaj pas këtij ‘prioriteti’ shtetëror, sot Qeveria Haradinaj, ka miratuar […]
Në 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi kishte kërkuar që të ndërtohet një rezidencë institucionale. Kërkesa e Thaçit nuk ishte e çuditshme. I çuditshëm ishte arsyetimi i tij: “si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës”. Disa muaj pas këtij ‘prioriteti’ shtetëror, sot Qeveria Haradinaj, ka miratuar propozimin për shpalljen me interest ë veçantë të disa zonave në Hajvali, për ta ndërtuar këtë Rezidencë, shkruan Periskopi.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi kishte dalë me një propozim në 10 vjetorin e pavaërsisë që Qeveria e Kosovës dhe institucionet përcjellëse të mbarten, por nuk kishte specifikuar lokacion.
Megjithatë, pas darkës së famshme të Qeverisë në Hajvali, ishte raportuar se Thaçi në atë ‘sofër’ kishte bërë me dije dëshirën e tij.
Më pas, Thaçi këtë kërkesë e ka adresuar ndaj Qeverisë së Kosovës, duke thënë se Kosova ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore
Thaçi kishte shtruar tri propozime, për të cilat ka thënë se do të shërbejnë në kultivimin dhe kompletimin e identitetit tone shtetërorë. E para ndër to, ishte ndërtimi i Rezidencës.
“Në këtë dhjetëvjetor të pavarësisë dhe dekadat e ardhshme, duhet t’i kultivojmë dhe kompletojmë shenjat e identitetit tonë shtetëror. Në shërbim të këtij qëllimi, kabinetit qeveritar i bëra tri propozime, të cilat shpresoj se do të marrin përkrahjen e Qeverisë dhe të qytetarëve të vendit tonë. Së pari, shteti i Kosovës ka nevojë për ndërtimin e kompleksit rezidencial të institucioneve shtetërore, si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës” ka thënë Thaçi.
Fshati që duket nuk do kallauz
“…si domosdoshmëri e kohës dhe prezantimit real të zhvillimit të Kosovës”
Ky arsyetim i Thaçit, kërkon disa pyetje:
-A është shkaku i një objekti të bukur qeveritar mungesa e zhvillit në Kosovë?
-Cilën Kosovë do t’ia prezantojmë dikujt në objektin e bukur rezidencial?
-Çka po na pengon ta zhvillojmë Kosovën dhe t’i transmetojmë sukseset e saj në veshët e të tjerëve? Një objekt i bukur…?
Mjafton të kërkoni në Google këto fjalë:
-Shëndetësia në Kosovë
-Arsimi në Kosovë
-Korrupsioni në Kosovë
(E mira është që…) Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kompleksit (rezidencave) qeveritare” Prishtinë.
Këto prona janë në Zonën Kadastrale: Zllatar, Matiqan, Hajvali, Çagllavicë, komuna e Prishtinës dhe Zona Kadastrale: Graçanicë dhe Badovc, komuna e Graçanicës.
“Kabineti Qeveritar ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat do të preken nga realizimi i Projektit “Ndërtimi i Kompleksit Rezidencial Qeveritar” në zonat kadastrale të Prishtinës, dhe Graçanicës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Periskopi/















