Një kosovar kapet me municion luftarak në kufi me Shqipërinë

  Policia Kufitare e doganës së Morinit në Kukës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, ku në pranga ka rënë një 44-vjeçar nga Kosova. Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, […]

Policia Kufitare e doganës së Morinit në Kukës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, ku në pranga ka rënë një 44-vjeçar nga Kosova.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar; -Hamdi Mavriqi, 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.K.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë zjarri Pistoletë, tip “Glock”, 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit Hamdi Mavriqi, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?