Një gazetë ruse nis të botohet edhe në Serbi

Një gazetë ruse nis të botohet edhe në Serbi

Gazeta ruse Argumenty and Fakty ka nisur të botohet edhe në Serbi, me staf gazetarësh nga e përjavshmja nacionaliste Pecat dhe e botuar nga e njëjta kompani. Gazeta ruse Argumenty i Fakty hyri në skenën mediatike serbe javën e kaluar me artikujt mbi Kremlinin, që kritikojnë Perëndimin dhe mohojnë akuzat për përfshirjen e Moskës në […]

Gazeta ruse Argumenty and Fakty ka nisur të botohet edhe në Serbi, me staf gazetarësh nga e përjavshmja nacionaliste Pecat dhe e botuar nga e njëjta kompani.

Gazeta ruse Argumenty i Fakty hyri në skenën mediatike serbe javën e kaluar me artikujt mbi Kremlinin, që kritikojnë Perëndimin dhe mohojnë akuzat për përfshirjen e Moskës në rastin e helmimit të Skripal Sergei.

Botuesi i gazetës Milorad Vuceliç, themeluesi i të përjavshmes nacionaliste Pecat, nuk u arrit dot për një koment, por kryeredaktori i Argumenty i Fakty Sasa Francisti paraqiti politikat editoriale në një letër për lexuesit e saj.

“Për shekuj me radhë neve në Serbi na ka ardhur keq që nuk kemi pasur lidhje të drejtpërdrejtë me Rusinë. Tani më në fund e kemi dhe nëpërmjet projektit Argumenty i Fakty Serbia, ne po krijojmë një lidhje mes dy vendeve,” shkroi Francisti.

Francisti, i cili është gjithashtu redaktor i botimit online të Pecat, tha se AiF do të përdorë argumente dhe fakte për të edukuar serbët dhe për ta sjellë më afër Rusinë dhe Serbinë.

Numri i parë i përmuajshëm i gazetës, i cili doli më 4 prill, u njoftua nga ambasadori rus në Beograd, Alexandar Chepurin, nëpërmjet llogarisë së tij zyrtare në Tëitter.

Gazeta botoi në faqen e saj të parë një intervistë me Chepurin, të titulluar “Të gjithë është më mirë të jenë miq me Rusinë”, ilustruar nga një foto-montazh i famshëm i presidentit rus Vladimir Putin ku shfaqet hipur mbi një ari.

Pjesa më e madhe e përmbajtjes përbëhet nga opinione dhe të vetmet që përfaqësohen janë qëndrimet pro-Kremlini dhe anti-Perëndimore.

Një opinion i shkruar nga kryeredaktori Francisti me titull “Puthja helmuese e Perëndimit” lavdëron miqësinë midis sllavëve ndërkohë që akuzon Perëndimin për hipokrizi.

“Miqësia në Perëndim është një kategori e kufizuar nga interesi personal, egoizmi, mospërfillja, padrejtësia, hipokrizia dhe gënjeshtra,” shkroi Francisti.

Një pjesë e madhe e gazetës i kushtohet hedhjes poshtë të akuzave për përfshirjen e Rusisë në helmimin e Sergei Skripal, një ish-zyrtari të inteligjencës ruse, dhe vajzës së tij, Yulia, në Angli.

Një intervistë për Rusofobinë që prek gjithashtu çështje Skripal pyet: “Pse Rusofobët në Serbi e përbuzin vendin e tyre?”

Gazeta gjithashtu ofron një artikull nga një ministër pro-rus në qeverinë serbe, Nenad Popoviç, kushtuar mbështetjes së Putinit për Serbinë në lidhje me çështjen e pavarësisë së Kosovës.

Argumenty i Fakty është shtesa e fundit në grupin e mediave pro-Kremlinit në Serbi dhe Ballkan, gjë që një raport i kohëve të fundit zbuloi se ishte më i ndjeshmi në Europë për të ashtuquajturat “lajme të rreme”.

Argumenty i Fakty u shtyp edhe në Mal të Zi në vitin 2011 në kulmin e bumit të biznesit rus në vend. Ajo u mbyll në vitin 2015, bashkë me një numër malazez të një tjetër gazetë popullore ruse, Komsomolskaya Pravda.

Fillimisht e themeluar në vitin 1978, Argumenty i Fakty tani është në pronësi të Promsvyazbank, një bankë private nga Moska.

Në faqen e saj zyrtare ruse në internet, Argumenty i Fakty mburret se është “gazeta e përjavshme më e madhe dhe më popullore në Rusi” dhe thotë se ajo “udhëheq shtypin ruse jashtë vendit”.

Sipas një shqyrtimi të BBC, Argumenty i Fakty qarkullonte më shumë se 33 milionë kopje në vitin 1990, por lexuesit e saj kanë rënë ndjeshëm që atëherë. /kallxo.com/.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?