Nis ndërtimi i centralit bërthamor në Turqi, pagëzohet nga Putin dhe Erdogan

Nis ndërtimi i centralit bërthamor në Turqi, pagëzohet nga Putin dhe Erdogan

Turqia dhe Rusia ka nisur ndërtimin e impiantit të parë nuklear në provincën jugore të Mersinit në Turqi gjatë një cermonie në kryeqytetin e Ankarasë që u mbajt më 3 prill. Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin së bashku vendosën bazën për uzinën në bregdetin e Mesdheut nëpërmjet […]

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin së bashku vendosën bazën për uzinën në bregdetin e Mesdheut nëpërmjet një telekonference të mbajtur në kompleksin presidencial.

“Planti bërthamor Akkuyu do të jetë i 56 sa i ka gjithsej bota. Kur reaktori i parë i Akkuyu do të fillon operimin në vitin 2023, Turqia do t’i bashkohet familjeve për prodhimin e energjisë nukleare,” tha Erdogan.

“Distanca që kemi mbuluar në marrëdhëniet tona me Rusinë në 15 vitet e fundit janë shumë të rëndësishme,” shtoi ai, duke iu referuar një marrëveshje që Ankaraja do t’i paguaj Rusisë për blerjen e sistemeve raketore S-400 dhe projektit të gazit natyral Turkstream, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

“Ne nuk po fillojmë vetëm ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Turqisë, ne po e themelojmë sektorin bërthamor të Turqisë,” tha Putin në ceremoninë hapëse.

“Qëllimi ynë është të prodhojmë energji në vitin 2023. Kjo do të ndodhë në 100 vjetorin e Republikës së Turqisë. Kur të gjitha njësitë janë në veprim, centrali bërthamor do të furnizojë 10 përqind të kërkesës së Turqisë për energji elektrike,” shtoi ai.

Autoriteti i energjisë atomike të Turqisë, TAEK, më 2 prill i dha ndërtuesit rus Rosatom një licencë ndërtimi për të filluar punën në njësinë e parë të uzinës së energjisë bërthamore Akkuyu, njoftoi agjensia shtetërore Anadolu.

Impianti nuklear Akkuyu do të ndërtohet nga kompania ruse Rosatom në bregdetin mesdhatar për një çmim 20 miliard dollarë./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?