Nga urdhri i Trumpit deri te bombardimet që tronditën Assadin – Gjithçka që dihet deri më tani

SHBA ka nisur sulmet ajrore në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën në drejtim të bazave siriane ku pretendohet se janë lëshuar sulmet kimike në drejtim të civilëve sirianë javën e kaluar. Momentet pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përfundoi fjalimin e tij të premten mbrëma rreth orës 2 të mëngjesit. Një letër e […]
Momentet pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përfundoi fjalimin e tij të premten mbrëma rreth orës 2 të mëngjesit. Një letër e publikuar nga Pentagoni e ka konfirmuar sulmin në tre qytete: dy sulme në Damask dhe një në Homs. Të gjitha qytetet kanë qenë të lidhura me testimin ose ruajtjen e armëve kimike. Mbrojtja ajrore e Sirisë iu përgjigj sulmeve, por SHBA-ja tha se nuk kishte pësuar humbje në sulmet fillestare.
Presidenti Rusisë, Vladimir Putin tha se sulmet ajrore janë “akt agresiv” dhe do e përkeqësojë edhe më shumë krizën humanitare në Siri, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.
Trump tha se sulmi në Douma një javë më parë përfaqësonte “një përshkallëzim domethënës të një modeli të përdorimit të armëve kimike” nga regjimi i Assadit. Ai tha “Ne jemi përgaditur për të mbështetur këtë përgjigje derisa regjimi sirian ndalon përdorimin e saj të agjentëve kimikë të ndaluar”.
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May tha se ajo e ka autorizuar sulmet në objektivat ku janë përdorur armët kimike.
Në anën tjetër, lideri i partisë laburiste, Jeremy Corbyn, i ka quajtur sulmet ajrore “ligjërisht të diskutueshme” dhe tha se May duhet të ketë kërkuar miratimin e Parlamentit britanik për sulmet.
Ministri i Mbrojtjes së Britanisë, tha se katër avionë luftarakë Tornado janë nisur nga Çiproja si pjesë e sulmeve drejt qytetit Homs. Ndërsa, sekretari i mbrojtjes britanike, Gavin Ëilliamson tha se sulmet nga Britania kanë rezultuar të suksesshme.
Sekretari i Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, James Mattis tha se Britania, SHBA dhe Franca kanë qenë deçizive kundër infrastrukturës të armëve kimike të Sirisë. “Është e qartë se regjimi i Assadit nuk mori mesazhin herën e fundit, duke iu referuar sulmit kimik që kishte ndodhur në vitin 2017 në Gutan lindore”.
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian përbënte një “rrezik të menjëhershëm për popullin sirian dhe sigurinë tonë kolektive”./Periskopi/












