New York Times: Aktakuzat e Speciales vijnë shpejt

New York Times: Aktakuzat e Speciales vijnë shpejt

Gazeta prestigjoze amerikane New York Times ka realizuar një reportazh lidhur me Gjykatën Speciale për Krime Lufte të Kosovës. Në vëmendje të gazetës amerikane është Fetah Rudi, ish-mësues dhe aktivist politik, i cili ishte plagosur 18 muaj pas përfundimit të luftës. Kishte pranuar 14 plumba në stomak dhe në shpatull Fetah Rudi, një ish-mësues dhe […]

Gazeta prestigjoze amerikane New York Times ka realizuar një reportazh lidhur me Gjykatën Speciale për Krime Lufte të Kosovës. Në vëmendje të gazetës amerikane është Fetah Rudi, ish-mësues dhe aktivist politik, i cili ishte plagosur 18 muaj pas përfundimit të luftës. Kishte pranuar 14 plumba në stomak dhe në shpatull

Fetah Rudi, një ish-mësues dhe aktivist politik, e përdor një karrige me rrota tash e 17 vjet, që kur persona të armatosur ende të paidentifikuar i kishin shkarkuar atij 14 plumba në stomak dhe në shpatull, në një incident që kishte ndodhur në afërsi të fshatit Rud.

Atij i kanë humbur shpresat për t’u çuar sërish në këmbët e veta, mirëpo falë një gjykate të re për krime lufte më në fund atij i është rikthyer shpresa.

Pas 10 vitesh shtet, Kosova do të ballafaqohet me një temë tabu: pse shqiptarët etnikë si ai vazhdonin të ishin cak të sulmeve dhe në disa raste u vranë edhe pasi pushtuesit serbë kishin ikur nga Kosova.

Rudit i kishte humbur shpresa gjatë viteve të fundit, pasi Kombet e Bashkuara dhe më pas Bashkimi Evropian nuk arritën të vendosnin drejtësi për një valë dhune që pasoi pas tërheqjes së Serbisë nga Kosova.

Në një intervistë me gazetën prestigjoze amerikane New York Times, ish-mësuesi thotë se plumbat që pothuajse e vranë atë në dhjetor të vitit 2000 – 18 muaj pas përfundimit të luftës – ishin shtënë nga e njëjta armë që një muaj më parë ishte përdorur për ta vrarë gazetarin Xhemajl Mustafa.

Në një artikull të publikuar sot, me titull: “Pas luftës në Kosovë, sulmet vazhduan. Një gjykatë tani premton drejtësi”, New York Times shkruan se të dy sulmet ndodhën përkundër prezencës së më shumë se 45,000 trupave të NATO-s në Kosovë, një forcë që bëri pak për të ndaluar konfliktet pas luftës në Kosovë.

Si Fetah Rudi ashtu edhe Xhemajl Mustafa ishin përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, një grupi pacifist të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Paralajmërimi i aktakuzave të para nga Gjykata Speciale për Krime Lufte e ka gëzuar Fetah Rudin, i cili ishte mbajtur në një burg sekret të UÇK-së dhe ishte rrahur dhunshëm në fund të luftës dhe, pas përfundimit të konfliktit, ai thotë se ishte në shënjestrën e UÇK-së.

Ai tha se do të largohej nga Kosova dhe do të shkonte në perëndim të Evropës me gruan e tij dhe katër fëmijë, nëse do shfuqizohej Gjykata Speciale.
Gjykata, thotë Rudi, është “mundësia e fundit për ta liruar popullin tonë”.
Aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka thënë New York Times se e kishte menduar “krejtësisht ndryshe” Kosovën e pasluftës. Ai thotë se kishte menduar se në Kosovë do të vihej drejtësi.

“Menduam se do të ishte krejtësisht ndryshe”, shprehet Rudi. “Ne menduam se do të kishim një vend funksional me ligje, institucione, siguri dhe një ekonomi të zhvilluar. Nuk kemi menduar kurrë se do të kishte vrasje dhe vjedhje”.

Artikulli i gazetës amerikane mbyllet duke shpjeguar se si dy liderët e lartë shtetërorë: presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kishin tentuar ta zhbënin Gjykatën Speciale për Krime Lufte më 22 dhjetor të vitit të kaluar

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?