Nesër merret vendimi përfundimtar për vrasjen e Aulon Zekës

Gjykata Themelore e Prishtinës nesër në orën 9:30 do të shpallë aktgjykimin ndaj tre të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës. Këtë e ka konfirmuar edhe prindi i Zekës, Afrim Zeka. “Nesër në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, […]
Gjykata Themelore e Prishtinës nesër në orën 9:30 do të shpallë aktgjykimin ndaj tre të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.
Këtë e ka konfirmuar edhe prindi i Zekës, Afrim Zeka.
“Nesër në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook, shkruan Periskopi.
Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.
Seancat e këtij gjykimi kanë qenë të mbyllura, ndërsa gati sa herë ato janë zhvilluar, te Pallati i Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës.












