Nëntë ambasadorë pritet të kthehen në qershor në Kosovë

Nëntë ambasadorë pritet të kthehen në qershor në Kosovë

Në qershor të këtij viti në Kosovë pritet të kthehen nëntë ambasadorë nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani. Ministria e Jashtme tashmë ua ka dërguar dekretin për kthim. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile ankohen se ambasadat kosovare janë shndërruar në çerdhe për rehatimin e militantëve politikë. Ministria e Punëve të Jashtme e […]

Në qershor të këtij viti në Kosovë pritet të kthehen nëntë ambasadorë nga vendet ku kanë shërbyer deri më tani. Ministria e Jashtme tashmë ua ka dërguar dekretin për kthim. Opozita dhe përfaqësues të shoqërisë civile ankohen se ambasadat kosovare janë shndërruar në çerdhe për rehatimin e militantëve politikë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ), e cila udhëhiqet nga Behgjet Pacolli, e ka dërguar dekretin për kthimin e nëntë ambasadorëve kosovarë nga shtetet ku kanë shërbyer deri më tani, përderisa kthimi i tyre pritet të ndodhë në qershor të këtij viti.

Gazeta “Zëri” ka mësuar se dekreti për kthim në Kosovë tashmë u është dërguar: ambasadorit të Kosovës në Britaninë e Madhe Lirim Greiçevcit, Shpend Kallabës, ambasador në Bullgari, Sabri Kiqmarit, ambasador në Australi, Valdet Sadiku, diplomat në Serbi, Nexhmi Rexhepit, ambasador në Slloveni, Vjosa Dobrunës, ambasadore në Holandë, Avni Spahiut, ambasador në Turqi, Rexhep Bojës, ambasador në Arabinë Saudite, si dhe Edon Canës, konsull i Kosovës në Strazburg.

Pas kthimit të ambasadorëve zyrtarë për informim në MPJ thonë se postet vakante të diplomatëve kosovarë në këto shtete do të plotësohen, duke marrë parasysh legjislacionin aktual në fuqi dhe procedurat e përcaktuara në të.

Burime të “Zërit” po ashtu bëjnë të ditur se pas kthimit në Kosovë Lirim Greiçevci do të shkojë ambasador në Holandë, derisa për ambasador në Gjermani është propozuar publicisti Beqë Cufaj.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?