Në veri vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele pa asnjë problem (Dok)

Në veri vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele pa asnjë problem (Dok)

Strukturat paralele serbe në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duke ushtruar funksionimin e tyre në atë pjesë pa asnjë problem. Kështu po ndodhë edhe me zyrën e Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor të Republikës së Serbisë (PIO) që ndodhet në veri të Mitrovicës, e cila po shpërndanë këto ditë aplikacione […]

Strukturat paralele serbe në veri të vendit vazhdojnë të sfidojnë institucionet e Republikës së Kosovës, duke ushtruar funksionimin e tyre në atë pjesë pa asnjë problem.

Kështu po ndodhë edhe me zyrën e Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor të Republikës së Serbisë (PIO) që ndodhet në veri të Mitrovicës, e cila po shpërndanë këto ditë aplikacione për një kategori të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë pensione edhe nga Serbia.

Burime të KosovaPress-it brenda kësaj zyre, kanë bërë të ditur se krejt kjo po ndodhë në mënyrë që policët serbë nën uniformën e institucioneve të Kosovës t’iu nënshtrohen më lehtë urdhrave nga Serbia sa herë që ka nevojë.

KosovaPress-i ka arritur të siguroj aplikacionet e kësaj zyre, në ballinën e të cilave në alfabetin cirilik shkruan “Fondi republikan për sigurimin pensional dhe invalidor – Filiala për qytetin e Beogradit”.

Pak më poshtë kësaj, shkruan “Kërkesë për përvetësimin e së drejtës në pension të veçantë sipas urdhëresës rreth realizimit të të drejtave të veçanta për ish të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”.

KosovaPress ka raportuar të enjten se numri i policëve të Kosovës të nacionalitetit serb të cilët po lajmërohen në këtë zyre për të qenë përfitues të këtyre pensioneve është i madh.

Aplikimi për policët e interesuar ka filluar më datën 10 të këtij muaji dhe do të zgjasë deri më 23 prill, ndërsa shuma e pensionit për një muaj që do të përfitojë një polic kap vlerën prej 36 mijë deri në 40 mijë dinarë, që i bie rreth 300 deri në 350 euro.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress ka provuar të kontaktojë pothuajse gjatë tërë ditës së djeshme me Dulle Kompiroviq, drejtor i Qendrës së Sigurimit Pensional-Invalidor pranë Republikës së Serbisë (PIO) në veri të Mitrovicës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur, ndërsa i pamundur ka qenë kontakti edhe me policinë në veri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?