Në Korçë ndërtohet termocentral me kapacitet më të madh dhe katërfish më i lirë se “Kosova e Re”

Në qytetin e Korçës do të ngrihet një termocentral me kapacitet të gjenerimit të energjisë elektrike prej 480 megavatesh. I gjithë investimi parashihet të kushtojë 350 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore. Pesë muaj më parë Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prodhues më të vogël se ai […]
Në qytetin e Korçës do të ngrihet një termocentral me kapacitet të gjenerimit të energjisë elektrike prej 480 megavatesh.
I gjithë investimi parashihet të kushtojë 350 milionë euro, shkruan sot Koha Ditore.
Pesë muaj më parë Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë për ndërtimin e një termocentrali me kapacitet prodhues më të vogël se ai i Shqipërisë (450 MW).
krahasuar me atë që do të ndërtohet në Shqipëri, termocentrali “Kosova e Re” do të ketë kosto katërfish më të lartë, përkatësisht 1.3 miliardë euro.
Termocentrali në Korçë do të ketë për bazë gazin, ndërsa do të furnizohet nga projekti i gazsjellësit TAP, distanca e të cilit është 2 kilometra larg impiantit që do të ndërtohet.












