NATO lavdëron Policinë e Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit

NATO lavdëron Policinë e Kosovës për arrestimin e Marko Gjuriqit

  Burime nga NATO-ja kanë thënë se zyrtari serb, Marko Gjuriq, më 26 mars ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe si rrjedhojë është arrestuar, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në veri të vendit Policinë pa miratimin e KFOR-it. Kështu i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Beta” zyrtarë në selinë e NATO-s […]

 

Burime nga NATO-ja kanë thënë se zyrtari serb, Marko Gjuriq, më 26 mars ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe si rrjedhojë është arrestuar, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në veri të vendit Policinë pa miratimin e KFOR-it.

Kështu i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Beta” zyrtarë në selinë e NATO-s në Bruksel të cilët kanë theksuar se “fillimisht Gjuriqi nuk ka respektuar procedurën e nevojshme pasi kërkesën (tek autoritetet në Prishtinë) e ka dërguar pas orës 17 të premten, kur zyra nuk punon më dhe lista e njerëzve në përcjellje ka qenë e paplotë dhe për shqiptarët e Kosovës kjo ka nënkuptuar se procedura nuk u respektua”.

“E dyta është intervenimi i Policisë së Kosovës në veri sepse, kur ata planifikojnë të hyjnë përmes Ibrit në veri, duhet të njoftojnë KFOR-in dhe të kërkojnë leje, kjo është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe për këtë pyetet NATO-ja dhe këtë duhet ta respektojnë të dyja palët”, ka thënë burimi i agjencisë “Beta”, transmeton Koha.net.

“Presidenti [Hashim] Thaçi këtu ka reaguar shpejt sepse ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një provokim kur u njoftua se Gjuriqi ka hyrë në veri të Kosovës”, ka shtuar ky burim.

“Mund të themi se Gjuriqi ka mundur të telefonojë dhe të thotë se dëshiron të vijë sepse orari i punës ka përfunduar, dhe t’i thuhej: Po mik, mundesh… por gjëra të tilla nuk ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës”, citon “Beta” burimin anonim në NATO.

Në lidhje me faktin se Policia e Kosovës ka shkuar në numër të madh dhe e armatosur rëndë për të arrestuar Gjuriqin, burimi i ka thënë “Betas” se ndonëse është dukur “dramatike”, megjithatë thotë se ardhja e Gjuriqit në Kosovës ka qenë “provokim”.

“Beta”, duke iu referuar disa dyshimeve se në “rastin Gjuriq” ka mundur të jetë e përfshirë edhe Rusia, ka kërkuar nga zyrtarët e NATO-s të komentojnë këtë çështje. Ata kanë thënë se “ka pasur retorikë dhe deklarata ruse të cilat kanë mundur të interpretohen se, nëse Serbia do të hynte në Kosovë, ne do të jemi me të”.

Sepse, siç shtojnë ata, “atë natë janë dëgjuar porosi nga Beogradi se, nëse për disa orë gjërat nuk i kthehen normalitetit, do të vijë deri tek pushtimi i plotë i Kosovës”, transmeton Koha.net.

“Kanë qenë fjalë, e njëjta vlen edhe për Prishtinën, pra ‘dhëmbë për dhëmbë’, dhe secila palë jep versionin e vet të incidentit, nuk e dimë saktë se cila është e vërteta, por, kur gjithçka qetësohet, të dyja palët duhet të bisedojnë”.

Burimi i “Betas” ka përfunduar duke thënë se “e tërë ajo situatë, megjithëse është dukur befasuese, ka përfunduar mirë, sepse është kuptuar se Policia e Kosovës dhe njësitet speciale janë shumë profesionale”.

“Sepse gjithçka përfundoi pa dëme dhe pa viktima, EULEX-i nuk intervenoi si palë tjetër parandaluese, KFOR-i nuk intervenoi si palë e tretë parandaluese, që do të thotë se kosovarët dinë të zgjidhin situatat”.

“Kjo do të thotë se Kosova është në rrugë që të bëhet më e pjekur, sepse nga pikëpamja e sigurisë, nëse KFOR-it do t’i duhej të intervenonte, nuk do të ishte mirë. Dhe kjo tani do të thotë se Kosova ishte në gjendje të zgjidhte situatën që kalonte kufijtë e asaj që zakonisht ndodh atje”, ka përfunduar burimi i agjencisë “Beta”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?