Muskujt e shfryer të Haradinajt: debakli në sporte të rënda

Muskujt e shfryer të Haradinajt: debakli në sporte të rënda

Marko Gjuriq ishte arrestuar në Kosovë dhe për më shumë se njëzet e katër orë, kryeministri Haradinaj nuk e tha asnjë fjalë. Në një intervistë në Rubikon, ai madje tha ‘nuk e di pse i është ndaluar hyrja Gjuriqit në Kosovë’ duke nënkuptuar haptas se ishte jashtë skenarit të arrestimit. Vetëm disa ditë pas këtij […]

Marko Gjuriq ishte arrestuar në Kosovë dhe për më shumë se njëzet e katër orë, kryeministri Haradinaj nuk e tha asnjë fjalë. Në një intervistë në Rubikon, ai madje tha ‘nuk e di pse i është ndaluar hyrja Gjuriqit në Kosovë’ duke nënkuptuar haptas se ishte jashtë skenarit të arrestimit.

Vetëm disa ditë pas këtij poshtërimi publik që iu bë Haradinajt, ndodhi deportimi i 6 shtetasve turq të akuzuar si anëtarë të lëvizjes së Fetullah Gylenit. Dhe edhe këtu, Haradinaj si kryeministër ishte lënë jashtë. Madje, reagimi i drejtë që bëri, e nxiti presidentin turk Reccep Tayip Erdogan që ta kërcënonte personalisht Ramush Haradinajn. Poshtërimi i Haradinajt si kryeministër, si lider që kishte thënë se merrej me sporte të rënda, rritet nga ora në orë sa ai nuk reagon ndaj atij kërcënimi të thënë troç.

I pyetur pse nuk gjuante gaz lotsjellës në Kuvend sa ishte opozitar, Haradinaj kishte thënë që nuk mund të merrej me ‘sporte të vogla’ dhe se i takonte një gjenerate tjetër. Por, që nga koha kur mori postin e kryeministrit, Haradinaj ka pasur mundësi të ndryshme që ta dëshmojë se është i aftë në këto sporte të rënda, por ka dështuar në vazhdimësi.

Këtu do t’i listojmë disa prej humbjeve të mëdha të tij.

Haradinaj e tradhtoi kauzën e dikurshme për mos-ratifikimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, duke e bërë krejtësisht të kundërtën. Ai vetë në kuvend e pranoi se do të ishte e vështirë të arrihej një akord me Malin e Zi për korrigjimin e kufirit. Ndoshta ilustrimi më i mirë për debaklin që e pësoi me demarkacionin ishte momenti kur ai dremiste në kuvend i rrethuar nga peticionet të cilat me forcë i kishte futur në kuvend sa ishte në opozitë.

Kryeministri Haradinaj pësoi debakël edhe nga opinioni publik në lidhje me lakminë e tij. Pushimet e tij luksoze në St.Moritz dështoi t’i justifikonte, ashtu siç dështoi ta justifikonte përballë opozitës rritjen e pagës së tij dhe vartësve të tij – gjë që përbën konflikt të hapur interesi.

Haradinaj kishte përjetuar poshtërim edhe nga Federica Mogherini në Bruksel, e cila ia kishte lënë takimin në gjysmë dhe nuk kishte marrë pjesë në konferencën për media me të, komenton Periskopi.

Më tej, ai kishte ndërmarrë një veprim të çuditshëm duke i paguar nga arka e shtetit familjet e anëtarëve të Grupit të Kumanovës që u dënua për terrorizëm në Maqedoni. Edhe ky vendim i tij kishte mbetur krejtësisht i paarsyetuar.

Këto ndër shumë të tjera.

Por po e përsërisim, autoriteti i tij si kryeministër është rrënuar veçanërisht në javën e fundit kur me Erdoganin dhe Gjuriqin. Me të drejtë mund të pyetet se për çfarë sportesh të rënda e kishte fjalën Haradinaj kur fliste për to sa ishte në opozitë?Ajo që dihet është se Kosova do të dëmtohet nga një kryeministër i dobët. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?