Momenti i tmerrshëm kur izraelitët vrasin palestinezin me snajper në kokë

Një video, e shpërndarë nëpër media dhe në rrjetet sociale, që tregon momentin kur një djalosh 18 vjeçar u vra me snajper nga ushtria izraelite, ka ngjallur reagime të shumta. Në pamje shihen shumë palestinezë që protestonin në Rripin e Gazës ndaj izraelitëve. Pas disa sekondash vrapimi në tentim për të ikur nga plumbat, Abdel […]

Një video, e shpërndarë nëpër media dhe në rrjetet sociale, që tregon momentin kur një djalosh 18 vjeçar u vra me snajper nga ushtria izraelite, ka ngjallur reagime të shumta.

Në pamje shihen shumë palestinezë që protestonin në Rripin e Gazës ndaj izraelitëve. Pas disa sekondash vrapimi në tentim për të ikur nga plumbat, Abdel Fattah Abd al-Nabi u qëllua me snajper mbrapa kokës dhe vdiq në vend.

Ushtria e Izraelit u mundua të arsyetojë këtë që ndodhi duke thënë që viktima i përkiste organizatës terroriste palestineze Hamas, pretendim që u hodh poshtë nga familja e viktimës.

“Ai nuk kishte armë as Molotov, vetëm një gomë. A u bën kjo dëm izraelitëve, një gomë?!”, tha vëllai i viktimës. “Ai nuk po shkonte drejt tyre, por po ikte”.

Izraelitët thanë që videoja e shpërndarë nëpër rrjetet sociale është e edituar nga Hamasi për propagandë dhe nuk tregon momentet kur sipas tyre, viktima është treguar i dhunshëm ndaj ushtarëve.

Kjo vrasje e çon në 19 numrin e viktimave gjatë kësaj vale protestash në kufirin mes Izraelit dhe Gazës.

https://www.youtube.com/watch?v=G8jLLyqTRqc

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?