Molliqaj: Nuk kisha dashtë me qenë në lëkurën e Haradinajt, me thënë s’di asgjë

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj, ka thënë se tashmë është e qartë se kush e ka ditur dhe kush e ka urdhëruar operacionin për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq. Molliqaj tha se sipas Ligjit për të Huajt kur rrezikohet siguria kombëtare nuk ka procedura, por shtrohet pyetja a e kanë […]
Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj, ka thënë se tashmë është e qartë se kush e ka ditur dhe kush e ka urdhëruar operacionin për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.
Molliqaj tha se sipas Ligjit për të Huajt kur rrezikohet siguria kombëtare nuk ka procedura, por shtrohet pyetja a e kanë rrezikuar këta persona sigurinë kombëtare.
“Thaçi, si njeri dinak në politik e ka përdorur ligjin e Kosovës, sepse pyetja vjen a e kanë rrezikuar këta gjashtë shtetas turq sigurinë kombëtare të Kosovës, për këtë nuk kemi përgjigje por ai është thirrur në këtë nen”, ka thënë Molliqaj.
Ai tha se motivet janë shumë problematike. Sepse sipas tij, një problem politik dhe historik mes dy rrymave në Turqi, në njërën anë Erdogan dhe në tjetrën gylenistët, po shndërrohet në një arenë beteje edhe në Kosovë, raporton Periskopi.
Molliqaj ka thënë se këtë po e bën Thaçi qëllimisht për interest e tij personale, për ndonjë favor në të kaluarën apo në të ardhmen.
Por për të gjitha këto, Molliqaj tha se faj ka edhe ky Kuvend që edhe pse e ka ditur se kush është Hashim Thaçi, e ka zgjedhur president të vendit.
Deputeti Molliqaj ka thënë se nuk do të donte të ishte nën lëkurën e kryeministrit Haradinaj.
“Nuk kasha dashtë me qenë kurrë nën lëkurën e kryeministrit e me dalë me thënë që nuk di asgjë. Nuk kasha dashtë me qenë nën lëkurën e Kryetarit të Kuvendit që njëjtë të pohojë që nuk ka asnjë informatë lidhur me rastin”, u shpreh Molliqaj.
Ai tha se Qeveria duhet ta qartësojë pozicionin e vet për këtë çështje ose përndryshe është bashkëfajtore për këtë ngjarje.
Ia kemi bërë një dëm Kosovës duke e zgjedhur Thacin president.
Përgjegjësinë duhet të kërkojmë pashmangshëm tek presidenti Thaci.
Nuk kisha dashtë me kanë kurrë nën lërkurën e kryeministrit, që me dalë e me thanë që nuk e di,
Nuk kisha dashtë me qenë as në lëkurën e Kryetarit të Kuvendit që me dalë publikisht me e pohu që nuk di asnjë informacion lidhur me rastin.
Qeveria duhet ta qartësojë pozicionin e vet për këtë çështje, ose është bashkëfajtore për rastin.
Molliqaj sqaroi edhe pozicionin e GDP në lidhje me këtë çështje, meqë tha se kush po flet po akuzohet që po mbanë njërën apo tjetrën anë. Ai tha se ata nuk pajtohen as me Erdoganin e as me Fetuallah Gylenin. /Periskopi.












