Mogherini i thotë jo veturës, shkon këmbë drejt Edi Ramës (Foto)

Mogherini i thotë jo veturës, shkon këmbë drejt Edi Ramës (Foto)

Hapa triumfalë hodhi këtë paradite shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, kur e përshkoi në këmbë rrugën nga presidenca drejt kryeministrisë. Ecjes ia shtonte solemnitetin prezenca përreth saj e Romana Vlahutin, shefja e delegacionit të BE-së, zyrtarë të tjerë të huaj dhe një shpurë truprojash, që mbanin larg njerëzit e medias. Sepse dhjetëra kameramanë dhe […]

Hapa triumfalë hodhi këtë paradite shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogherini, kur e përshkoi në këmbë rrugën nga presidenca drejt kryeministrisë. Ecjes ia shtonte solemnitetin prezenca përreth saj e Romana Vlahutin, shefja e delegacionit të BE-së, zyrtarë të tjerë të huaj dhe një shpurë truprojash, që mbanin larg njerëzit e medias.

Sepse dhjetëra kameramanë dhe fotografë fiksuan këtë ecje të shkurtër drejt Edi Ramës, deri në hyrjen e kryeministrisë.

Në shkallët e godinës ku priste Edi Rama, pankartat që reklamonin “Providence”, ekspozitën e Ornela Vorpsit, ishin shtyrë më tej për t’i bërë vend ushtarëve të gardës, veshur me uniformën e kuqe.

Ditmir Bushati, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme doli ta priste shefen e diplomacisë së BE-së dhe delegacionin pas saj për ta shoqëruar brenda.

E drejta e autorit për një parakalim si ky në bulevard, është e pa asnjë dyshim e Edi Ramës. Kryeministrit i ka pëlqyer ta shohin duke ecur truimfalist, pasi ka marrë dekretin nga Presidenti për qeverinë e re. E ka bërë këtë parakalim dy herë, pas dy fitoreve në zgjedhjet parlamentare.

Për mazhorancën, dita e sotme thuhet se është akoma më e rëndësishme. Taulant Balla një ditë më parë e quajti vendimin më të rëndësishëm për Shqipërinë në 30 vitet e fundit.

Në festa të tilla, demokratët organizonin koncerte në sheshin Nënë Tereza dhe kërcenin nën ritmet e këngëve të Çiljetës. Për socialistët s’ka pasur nevojë për aq shumë zhurme. Sfilata e sotme dukej më fine dhe më bindëse për suksesin e qeverisë./Lapsi.al

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?