Mogherini: BE të rritë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi sot se është në interesin e BE-së dhe të shteteve anëtare, të rritin bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor. Mogherini tha po ashtu se drejtuesit e diplomacisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, kishin një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në […]
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini vlerësoi sot se është në interesin e BE-së dhe të shteteve anëtare, të rritin bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor.
Mogherini tha po ashtu se drejtuesit e diplomacisë së 28 shteteve anëtare të BE-së, kishin një diskutim gjithëpërfshirës mbi marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor në takimin e sotëm në Luksemburg.
Ndërkohë situata brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë jo e mirë. Kosova dhe Serbia po hasin në probleme serioze sa i përket normalizimit të raporteve.












