Ministrja Reshitaj: Të ndërpritet përdorimi i thëngjillit

Ministrja Reshitaj: Të ndërpritet përdorimi i thëngjillit

  Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë një diskutimi me studentët e Universtetit Amerikan ka thënë se ndotja e ajrit në Kosovë është një sfidë shumë e madhe, dhe për këtë ka kërkuar që të ndërpritet përdorimi i thëngjillit në Kosovë. Ajo ka renditur përdorimin e thëngjillit, termocentralet, fabrikat dhe makinat e vjetra si […]

 

Ministrja e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, gjatë një diskutimi me studentët e Universtetit Amerikan ka thënë se ndotja e ajrit në Kosovë është një sfidë shumë e madhe, dhe për këtë ka kërkuar që të ndërpritet përdorimi i thëngjillit në Kosovë.

Ajo ka renditur përdorimin e thëngjillit, termocentralet, fabrikat dhe makinat e vjetra si ndotësit më të mëdhenj të ajrit në vend.

Derisa tha se ka mbetur e shokuar pasi që ka kuptuar se më shumë se 200 shkolla përdorin thëngjillin si lëndë djegëse, ku tregoi se ka kërkuar nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që përmes një vendimi të ndalojë përdorimin e tij si lëndë djegëse në shkolla dhe institucione.

“Kam thënë dhe vazhdoj të punoj në atë drejtim që ne si institucione pasi  të arrijmë të japim një alternativë tjetër qytetarit, duhet ta ndërprejmë përdorimin e thëngjillit në ekonomitë familjare dhe biznese të vogla. Dhe në të njëjtën kohë kam filluar të hulumtoj se sa shkolla dhe kopshte fëmijësh përdorin thëngjillin, dhe kam qenë e shokuar kur kam kuptuar se mbi 200 shkolla në vendin tonë përdorin thëngjillin si lëndë djegëse. Kështu që kam rekomanduar ministrin e Arsimit që të fillojë të vepruari dhe të marrë një vendim që të ndërpresë përdorimin e thëngjillit në shkolla dhe kopshte fëmijësh”, tha Reshitaj.

E siç tha ajo, kryeqyteti mbetet komuna më e ndotur në vend, me mbi 135 pika të identifikuara të ndotjes. Derisa numëroi edhe komunat e tjera që përballen me këtë problem.

“Problematika më e shprehur në gjithë Republikën e Kosovës është në regjionin e Prishtinës. Kur them regjioni i Prishtinës, atëherë e kam parasysh Prishtinën, komunën e Obiliqit, komunën e Fushë Kosovës, deri diku edhe regjionin kah Vushtrria dhe Mitrovica. Mirëpo fokusi është tek Prishtina”, theksoi Reshitaj.

Për këtë Reshitaj theksoi se është përkushtuar maksimalisht që së bashku me akterë të tjerë, të arrijnë të pengojnë paraqitjen e pasojave dhe uljen e nivelit të sëmundjeve me etiologji të panjohur, ku siç tha ajo, një pjesë e konsiderueshme e tyre vijnë nga ajri i ndotur.

Krejt në fund, ministrja e Planifikimit Hapësinor bëri të ditur se së shpejti qytetarët do të kenë mundësinë që të shohin nivelin e ndotjes në telefonat e tyre të mençur.

Ndërsa RIT Kosova do të fus inovacionin si pjesë të kurrikuluës së zhvillimit, që të gjendet zgjidhje për problemet e sotshme dhe të ardhshme.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?