Ministrja Reshitaj paralajmëron edhe një autostradë të re për vitin e ardhshëm

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, mori pjesë në ceremoninë e nisjes të ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë. “Sot në 19 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, simbolit të krenarisë, sakrificës sublime, për liri e pavarësi, po jetësojmë një vepër madhështore që do t’i shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik […]

“Sot në 19 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, simbolit të krenarisë, sakrificës sublime, për liri e pavarësi, po jetësojmë një vepër madhështore që do t’i shërbejë qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit”, deklaroi Reshitaj.

Simbolika e kësaj date dhe e këtij vendi, sipas saj, e bën edhe më të veçantë këtë ceremoni.

“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor po luan një rol të rëndësishëm ne procesin e ndërtimit të rrugëve dhe autostradave në Kosovë, duke evituar prolongimet që kishin ndodhur në të kaluarën në procesin e shpronësimit të pronave”, deklaroi ministrja Reshitaj.

Reshitaj në emër të kryeministrit Haradinaj dhe zv/kryeministrit njëherësh ministër i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, dhe në emër të vetin siguroi qytetarët se vitin e ardhshëm do të fillojë edhe ndërtimin e autostradës Badofc-Slivovë-Kamenicë, me të cilën edhe Gollaku do të këtë autorrugën e saj me të cilën qytetarët do të intensifikojnë lidhjet e tyre familjare, shoqërore e ekonomike.

“Duke ndërtuar rrugë, ne ndërtojmë të ardhmen tonë evropiane”, potencoi ministrja.

Reshitaj bëri edhe homazhe para lapidarit të dëshmorëve të UÇK-së të rënë në Betejën e Zhegovcit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?