Ministri serb: As nuk do ta njohim Kosovën, as nuk do të vëmë sanksione mbi Rusinë

Ministri për Punë të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Serbia nuk do të imponojë sanksione mbi Rusinë siç po kërkon Perëndimi pas ngjarjeve në Siri, e as nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës. Gjatë një debati, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të Partisë Radikale të Serbisë për rrugën e Serbisë […]
Gjatë një debati, duke iu përgjigjur kritikave të zyrtarëve të Partisë Radikale të Serbisë për rrugën e Serbisë drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ai ka thënë se Serbia nuk ka marrë ndonjë vendim për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“Duke iu falënderuar Aleksandar Vuçiqit, Qeveria jonë nuk do të imponojë sanksione mbi Rusinë dhe kjo jo duke iu falënderuar juve, por Vuçiqit, i cili ka fuqinë politike për të vendosur për këto gjëra, e as që ka në plan njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Stefanoviq, shkruan Periskopi.
Radikalët kanë thënë se rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE çon në ‘shkatërrim’.
Zyrtari i kësaj partie Radislav Nikola Saviq, ka thënë se BE-ja është armike e Serbisë dhe se nuk ka bërë asgjë të mirë për Serbinë përgjatë historisë. /Periskopi/












