Ministri i Arsimit me dyer të mbyllura raportoi për shkarkimet në Agjencinë e Akreditimit

Ministri i Arsimit me dyer të mbyllura raportoi për shkarkimet në Agjencinë e Akreditimit

  Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave ka raportuar 3 ditë më parë ministri Shyqiri Bytyqi në Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA). Ndonëse ka qenë i obliguar edhe me Ligjin […]

 

Me dyer të mbyllura dhe larg syrit të mediave ka raportuar 3 ditë më parë ministri Shyqiri Bytyqi në Komisionin parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).

Ndonëse ka qenë i obliguar edhe me Ligjin për arsimin e lartë, i cili specifikon që nëse më shumë se një e treta e anëtarëve të Bordit zëvendësohen për çfarëdo arsye brenda një viti, Ministria duhet t’ia raportojë këtë Kuvendit, Bytyqi këtë e ka bërë vetëm pas rekomandimeve që i ka nxjerrë Kuvendi në një seancë të jashtëzakonshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një nga rekomandimet e Kuvendit e obligonte atë që të raportonte për arsyet që e kanë çuar deri tek shkarkimet.

Gazeta ka mësuar se raportimi me dyer të mbyllura dhe larg mediave ka qenë kërkesë e vetë ministrit Shyqiri Bytyqi. Raportimi i tij është bërë të enjten nga ora 09:00 dhe ka zgjatur rreth një orë. Gjatë këtij raportimi ai ka pretenduar se Bordi i kaluar i Agjencisë ka bërë disa shkelje, megjithëse ai vetëm një prej tyre e ka paraqitur në Prokurori.

Bytyqi nuk i është përgjigjur pyetjes së gazetës nëse i ka kërkuar Komisionit që të raportojë me dyer të mbyllura dhe se çfarë faktesh i ka ofruar Komisionit për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe ushtrueses së detyrës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?