Ministri Bytyqi nënshkruan marrëveshje në Rezidencën e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë

Ministri Bytyqi nënshkruan marrëveshje në Rezidencën e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë

  Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Programin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në FB. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie. Njoftimi i plotë: Në prani të ambasadorit të Shtetëve […]

 

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për Programin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, këtë e ka bërë të ditur në profilin e tij zyrtar në FB. Në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie.

Njoftimi i plotë:

Në prani të ambasadorit të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z. Greg Delawie, bashkë me znj. Darlene Grant, drejtore për Kosovë e Korpusit të Paqes, sot kemi nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, i cili përcakton rolet dhe përgjegjësitë e të dyja palëve në mbështetje të aktiviteteve që lidhen me Programin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në këtë ceremoni, e para që është nënshkruar nga institucionet e Kosovës në Rezidencën e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, z. Greg Delawie, theksova rëndësinë që ka puna e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës angleze në Kosovë, por edhe për shkëmbimin kulturor.

Deri më sot, Kosova ka mirëpritur 120 vullnetarë, për të cilët shkollat tona dhe familjet tona kanë hapur dyert dhe kanë punuar e jetuar së bashku.

MAShT rikonfirmon përkrahjen e vazhdueshme për Programin e Korpusit të Paqes dhe këtë partneritet do të vazhdojmë ta rrisim dhe ta kultivojmë së bashku, duke e thelluar edhe më tej raportin e veçantë dhe miqësor në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori Delawie e përmendi si shembull të mirë faktin se nga 25 vullnetarët që gati kanë përfunduar shërbimin e tyre, janë katër persona të cilët do të vazhdojnë shërbimin edhe për vitin e tretë apo edhe të katërtin, sepse konsiderojnë se puna e tyre ende nuk ka përfunduar dhe kanë ndjenjë të fortë përkushtimi ndaj Kosovës.

Edhe drejtorja për Kosovë e Korpusit të Paqes, znj. Darlene Grant, theksoi se me programin e hapur në vitin 2014, Korpusi i Paqes në Kosovë është nderuar të jetë vendi i 140-të në shërbim, në historinë e Korpusit të Paqes.

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Korposit të Paqes hap dritare të reja të mundësive për nxënësit, veçanërisht ata nëpër fshatra, të cilët ndryshe nuk do të kishin qasje në mësimin e gjuhës angleze me dikë që gjuhën angleze e ka gjuhë amtare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?