Ministri Beqaj reagon pas ngritjes së aktakuzës në rastin ‘Pronto’

Ministri Beqaj reagon pas ngritjes së aktakuzës në rastin ‘Pronto’

  Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është deklaruar për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale që lidhet me rastin “Pronto” ku protanigst janë zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës. Përmes një letre drejtuar mediave Beqaj theksoi se koha do të tregojë se të gjitha këto do të mbesin një histori e keqe për shtetndërtimin e […]

 

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj është deklaruar për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale që lidhet me rastin “Pronto” ku protanigst janë zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një letre drejtuar mediave Beqaj theksoi se koha do të tregojë se të gjitha këto do të mbesin një histori e keqe për shtetndërtimin e Kosovës.

“ Ligjet e definojnë qartë përgjegjësinë institucionale për rastin në fjalë dhe kompetencat për vendimmarrje institucionale. Konform këtyre ligjeve dhe politikave qeveritare unë jam plotësisht i bindur se në asnjë rrethanë nuk kam bërë shkelje ligjore dhe tejkalim të kompetencave institucionale e aq më pak keqpërdorim të tyre”, ka thënë ai.

Letra e plotë:

Viti 2018 është viti i 15-të i punës sime si përgjegjës institucional i nivelit të lartë. Gjatë këtyre viteve, secilën pozitë e kam ushtruar me përgjegjësi profesionale dhe në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës dhe me standardet më të larta ndërkombëtare.

Sot nga mediat kam kuptuar se procesi hetimor lidhur me rastin e përgjimeve ka rezultuar me aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, gjë të cilën edhe e kam pritur, marrë parasysh zhvillimet politike në vend. Megjithatë, kam pritur që konform rregullave të njoftohem zyrtarisht nga organet përgjegjëse.

Unë, me vetëdije të plotë dhe në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës i kam kryer detyrat e mia në zbatimin e politikave të Qeverisë së Kosovës. Punën e secilit zyrtar të lartë shtetëror e definojnë politikat qeveritare të paraqitura me program qeverisës dhe ligjet e zbatueshme në Kosovë. Ligjet e definojnë qartë përgjegjësinë institucionale për rastin në fjalë dhe kompetencat për vendimarrje institucionale. Konform këtyre ligjeve dhe politikave qeveritare unë jam plotësisht i bindur se në asnjë rrethanë nuk kam bërë shkelje ligjore dhe tejkalim të kompetencave institucionale e aq më pak keqpërdorim të tyre.

Unë, kam qenë dhe jam institucionalist dhe besoj se në Kosovë ka institucione të përgjegjshme dhe profesionale të cilat do e trajtojnë në hollësi rastin në fjalë. Unë jam i gatshëm, sikurse kam qenë deri më tani, të shpjegoj dhe të argumentoj secilin veprim timin politik dhe ligjor. Faktet e shkruara dhe dokumentet kanë gjithmonë më shumë vlerë se vlërësimet momentale dhe ato tendencioze.

Koha do të tregojë se të gjitha këto do të mbesin një histori e keqe për shtetndërtimin e Kosovës.

Me respekt,

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?