Ministrat e vendeve të BE’së: Shqetësuese raportet dhe mungesa e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Në një takim të mbajtur në Luksemburg, ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE-së diskutuan për temat politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këto diskutime u kritikua Kosova dhe Serbia për mungesën e dialogut. Kështu të paktën tha ministrja e jashtme kroate, Marija Pejçinoviq-Buriq. “Ajo që është shqetësuese janë raportet dhe mungesa […]

Në një takim të mbajtur në Luksemburg, ministrat e jashtëm të disa vendeve të BE-së diskutuan për temat politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në këto diskutime u kritikua Kosova dhe Serbia për mungesën e dialogut.

Kështu të paktën tha ministrja e jashtme kroate, Marija Pejçinoviq-Buriq.

“Ajo që është shqetësuese janë raportet dhe mungesa e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha kryediplomatja kroate, transmeton lajmi.net

Veç saj, ajo tregoi se në takim u diskutua edhe për bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për emrin, dhe u bë thirrje për luftimin e korrupsionit në Shqipëri.

Shefja e diplomacisë në Kroaci tha se pret shumë nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në SOfje.

Pejçinoviq-Buriq tha se për Bashkimin Evropian, vendet e Ballkanit kanë perspektivë evropiane.

Sipas saj, nuk mund të flitet njejtë për të gjitha vendet e Ballkanit. Për këtë ajo ka përmendur rastin e Kosovës.

“Pesë vende të BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, kjo tregon qartë se nuk mund të flitet njëjtë për të gjitha vendet e BE-së”, përfundoi ministrja e Jashtme në Kroaci.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?