Mesazhet e fuqishme që la pas Hawking, për ata që kalojnë momente të vështira

Mesazhet e fuqishme që la pas Hawking, për ata që kalojnë momente të vështira

Ai nuk ishte thjesht një nga fizikantët më të mëdhenj të kohës sonë. Stephen Hawking la pas edhe një sërë mesazhesh frymëzuese për të gjithë ne. Sot ne kemi menduar t’i hedhim edhe një herë sytë tek disa fjali të tij, dedikuar gjithë personave që po kalojnë nëpër momente të vështira në jetën e tyre. […]

Në një leksion mbajtur në “Royal Institution” në Londër, në janar të vitit 2016, Stephen Hawking tha këto fjalë për njerëzit që po luftonin me depresionin:

“Mesazhi i këtij leksioni është se vrimat e zeza nuk janë aq të zeza sa vizatohen. Ato nuk janë si burgjet e përjetshme që i mendojmë të gjithë… Gjërat mund të dalin nga një vrimë e zezë në anën tjetër, ose ndoshta në një univers tjetër. Kështu që, nëse ndihesh sikur je në një vrimë të zezë, mos u dorëzo. Ka gjithmonë një mënyrë për t’ia dalë mbanë. Kujtohu të shohësh lart drejt yjeve dhe jo poshtë drejt këmbëve të tua. Mundohu t’i japësh kuptim asaj që sheh dhe arsyes se çfarë e bën universin të ekzistojë. Ji kurioz. Sado e vështirë të të duket jeta, ka gjithmonë diçka që mund të bësh dhe ku mund të korrësh sukses”.

Si një njeri që kaloi nëpër një sërë vështirësish dhe jetoi një jetë të guximshme dhe të mrekullueshme, këto këshilla nuk mund të kishin burim më të mirë nga të jepeshin.

Në të njëjtin leksion, vajza e tij Lucy i tregoi audiencës se motivimi dhe motivimi që ai kishte, e mbanin gjallë të atin e saj:

“Ai ka një ambicie të fortë për të mbledhur gjithë njohuritë, energjitë dhe përqëndrimin e tij vetëm për të ecur përpara. Dhe jo vetëm të ecë përpara thjesht duke jetuar, por duke shkruar libra, duke dhënë leksione dhe duke frymëzuar njerëz me sëmundje neurodegjenerative, apo me paaftësi të tjera”.

Stephen Hawking ishte nga ata që i vlerësonte gjërat që kishte:

“Ishte një fatkeqësi të vuaja nga një sëmundje neuromotore, por unë jam fatlum në pothuajse çdo gjë tjetër. Kam qenë me fat të punoja për fizikën teorike, në të cilën paaftësia ime nuk përbënte një pengesë serioze”.

“Është gjithashtu e rëndësishme të mos mërzitemi, sado e vështirë të duket jeta, sepse çdokush mund të humbasë çdo shpresë, nëse nuk i buzëqesh vetes dhe jetës në përgjithësi”, – është shprehur ai./Bota.al

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya