Mediat zvicerane: Me gjasë dëbimi i ‘gylenistëve’ është kryer me dije të Hashim Thaçit

Mediat zvicerane: Me gjasë dëbimi i ‘gylenistëve’ është kryer me dije të Hashim Thaçit

Mediat zvicerane vijojnë ti kushtojnë rëndësi dëbimit “pa gjyq” dhe “pa dijen e kryeministrit Ramush Haradinaj” të gjashtë gylenistëve turq nga Kosova në Turqi. “Me gjasë veprimi është kryer me dije të presidentit Hashim Thaçi. Kosova ndjek kërkesën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan,” shkruan “SRF”. Hap i çuditshëm nga Kosova Më tej media zvicerane […]

“Me gjasë veprimi është kryer me dije të presidentit Hashim Thaçi. Kosova ndjek kërkesën e kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan,” shkruan “SRF”.

Hap i çuditshëm nga Kosova

Më tej media zvicerane shkruan se është për t’u çuditur që Kosova i është dorëzuar presionit të Turqisë. “Deri tani Kosova ishte qartë e pozicionuar drejt perëndimit. Lidhjet më të mëdha të pavarësisë së Kosovës nga Serbia qëndrojnë në Washington.”

SRF kujton edhe deklaratën e Hashim Thaçit për televizionin zviceran se “Kosova ka vetëm një rrugë – atë të integrimit në BE.”

Megjithatë, një muaj më vonë: Kosova ia jep dorën Erdoganit – me një aksion konspirativ dhe ilegal. Në Prishtinë bëhet fjalë për një ndryshim qeverish, pasi Hashim Thaçi ka gjithë pushtetin. Kosova preket nga dy ngjarje të rëndësishme brenda pak ditësh, herën e parë pas arrestimit të ministrit serb Marko Gjuriq në Mitrovicë.

Interesat turko-ruse mbi Ballkanin

“Me “backup” të presidentit rus Vladimir Putin, Vucic kërkon të maksimizojë ndikimin e Beogradit mbi Kosovë – dhe përsëriti sloganin nacionalist: “Kosova është Serbi”. Koncepti i kundërt erdhi direkt nga presidenti turk Erdogan, gjatë vizitës në qytetin me traditë osmane Prizrenin, ku deklaroi se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë.”

Erdogani shikon territoret ish osmane si pjesë e sferës së tij të ndikimit. “SRF” parashtron edhe pyetjen retorike, nëse gjithë kjo është rastësi?, duke menduar se zhvillimet e fundit janë kryer nga Hashim Thaçi me mbështetje të Erdoganit.

Fushatë e rrezikshme gjeopolitike

E qartë është: Burrat e fortë të Beogradit dhe Prishtinës luajnë një lojë zjarri me Fuqitë e Mëdha. Kjo sepse Perëndimi e ka lëshuar perspektivën e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor, përcjell albinfo.ch. BE-së nuk i vijë në ndihmë askujt – dhe SHBA fillimisht është çregjistruar. Kështu që në Ballkan, ngjashëm si në Siri, takohen interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Kriza në zgripin e Europës edhe njëherë të kujton fillimit e Luftës së Parë Botërore, pas vrasjes së trashëgimtarit të perandorisë austro-hungarteze në Sarajevë 1914. Ballkani është ura mes Perëndimit dhe Orientit.

“Kaq larg nuk mund të shkohet, por rikthimi i një sistemi rivaliteti të interesave të Fuqive të Mëdha nuk është në interesin e Europës – duke e lënë të vetëm qytetin e Ballkanit perëndimor,” shkruan në fund analiza e medias zvicerane./albinfo.ch/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?