Më shumë se 50-të veteran kanë bërë vetëvrasje që nga viti 1999 (Video)

Më shumë se 50-të veteran kanë bërë vetëvrasje që nga viti 1999 (Video)

Plumbat nuk i përdori veç në vijë të frontit. Ish-luftëtari Nijazi Bytyçi nga Marashi i Ferizajit, e përdori edhe një për vete , kur vendosi t`i japë fund jetës së tij. I lodhur nga shëndeti i ligë, që i pamundësoi edhe ndërtimin e një shtëpie për familjen e trajtim më të mirë mjekësor për vete […]

Plumbat nuk i përdori veç në vijë të frontit. Ish-luftëtari Nijazi Bytyçi nga Marashi i Ferizajit, e përdori edhe një për vete , kur vendosi t`i japë fund jetës së tij. I lodhur nga shëndeti i ligë, që i pamundësoi edhe ndërtimin e një shtëpie për familjen e trajtim më të mirë mjekësor për vete , veterani dhe invalidi i UÇK’së 40 vjeçar, nuk duroi më.

Ai la Gjermaninë për t`iu bashkuar shokëve të tij , në luftën për çlirimin e Kosovës nga forcat serbe.

E pas luftës mbeti nen mëshirën e njerëzve vullnetmirë, që i ndërtuan shtëpi.

Gëzimi i tij ishte i madh kur mori vesh se po bëhet me kulm mbi kokë , aq sa ishte edhe zhgënjimi që nuk po mund t`ia dilte i vetëm.

Nijaziu la pas gruan me tre fëmijë, duke i lënë me dhimbje të madhe e pa ato pak të ardhura që grumbullonte, kur punonte si taksist.

Por Nijaziu nuk është i vetmi që pas sakrificës që bëri për çlirimin e vendit , nuk ia doli të ketë jetë të mirë për vetën e familjen.

Me dhjetëra si ai , përdorën plumba , litar e metoda të tjera , që të pushonin se jetuari.

Lajmet përhapeshin shpejtë e vetëvrasjet e ish luftëtarëve përjetoheshin fort rëndë nga bashkëluftëtarët në Organizatën e Veteranëve të UÇK’së.

Kryetari i saj bëri një listë me emrat e veteranëve të UÇK’së që u vetëvranë e të njëjtën e ndau edhe me Expressin.

E duke e përjetuar luftën për se afërmi , duke parë bashkëluftëtarët tek vriten , ndjeshmëria e veteranëve është e madhe .

Më shumë ua shton dëshpërimin fakti që shumë nga komandantët qëndrojnë mirë financiarisht dhe dallimi në të ardhura është i madh.

Kjo pranohet edhe nga Ngucati .

Por sipas invalidit të UÇK’së Xhevdet Qeriqi, numri i veteranëve të vetëvrarë është edhe më i madh se ai që paraqitet ne opinion.

Qeriqi tha se këtë e hulumtoi mirë , si numrin ashtu edhe arsyet.

E veteranët tanë , pak e hiç u vizituan tek psikologët , një gjë e tillë u fol një herë dhe u harrua.

Me ta nuk u mor kush e nuk merret , qe të kenë një adresë ku do të mund të merrnin trajtim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?