Mbi 1600 komisionerë ende nuk janë paguar nga KQZ – MF nuk ka buxhet

Mbi 1600 komisionerë ende nuk janë paguar nga KQZ – MF nuk ka buxhet

Kanë kaluar disa muaj nga zgjedhjet e fundit lokale, por 1671 komisionerë, ende nuk janë paguar nga ana e komisionit qendror të zgjedhjeve. Njëri ndër ta është edhe Halil Mërgataj. “Si komisioner i KQZ-së, nuk kemi marrë deri me sot, asnjë cent, problemi nuk e di ku është. Neve na është thënë që paratë do […]

Njëri ndër ta është edhe Halil Mërgataj.

“Si komisioner i KQZ-së, nuk kemi marrë deri me sot, asnjë cent, problemi nuk e di ku është. Neve na është thënë që paratë do t’ua dërgojmë në bankë”, ka thënë Mërgataj.

Ai thotë se i është drejtuar disa herë, KQZ-së, por kjo e fundit, akoma nuk e ka kryer obligimin që ka ndaj tij.

“Kam ba kërkesën në KQZ, jam ardhë… kanë thënë, po e konfirmojmë edhe njëherë, shko në bankë, por banka thotë se asnjë cent nuk të ka ardhë prej KQZ-së, nuk e di ku është problemi”, tha më tej ai, përcjell Telegrafi.

Për t’i kryer këto obligime të bartura nga viti 2017, Komisioni Qendror i zgjedhjeve të fundit në muajin dhjetor pati kërkuar buxhet shtesë, 140 mijë euro buxhet shtesë nga Ministria e Financave.

Para pak ditësh, kërkesa e KQZ-së, u refuzua nga kjo ministri me arsyetimin se nuk ka buxhet.

Këtë e ka konfirmuar për RTVDukagjini, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.

“Ministria e Financave ka njoftuar KQZ-në se nuk ka mundësi të ndajë mjete shtesë. Njëherit i kemi rekomanduar KQZ-së që obligimet t’i mbulojë bazuar në ndarjet buxhetore të parapara me ligjin e buxhetit për vitin 2018-t, si dhe duke respektuar Ligjin e menaxhimit të financave publike, nenin 30.2, për harmonizimet brenda nën programeve të KQZ-së.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, nëpërmjet telefonit tha se KQZ, nuk ka gjetur mënyrën se si do t’i paguajë 1671 komisionerë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?