Matoshi nuk pranon të flas për kritikat e Erdoganit drejtuar Haradinajt

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, ka thënë se Republika e Kosovës dhe ajo e Turqisë kanë marrëdhënie të mira.Në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’, ai nuk ka dashur t’i komentojë deklarimet e fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj. Sipas tij, këto ngjarje nuk do të ndikojnë në […]
Sipas tij, këto ngjarje nuk do të ndikojnë në raportet në mes të dy vendeve.
Matoshi ka folur edhe për funksionimin e Qeverisë pas daljes së Listës Serbe.
Ai ka theksuar se Qeveria Haradinaj është duke i përmbushur agjendat e veta shtetërore sipas mandatit kushtetues.
Duke folur për kërkesën e LDK’së për zgjedhje të reja, Matoshi ka thënë se LDK’ja si parti institucionaliste duhet të bëjë opozitarizëm serioz.












