Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë përplas koalicionin qeveritar

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë përplas koalicionin qeveritar

  Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë para rreth 5 vjetësh, ka përplasur koalicionin qeveritar. Në ekzekutiv janë të ndarë në gjysmë mes atyre që po e mbështesin dhe atyre që janë kundër saj. Importet nga Turqia vazhdojnë të rriten, derisa eksportet janë fare të vogla. Në shtatorin e këtij […]

 

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, e nënshkruar mes Kosovës dhe Turqisë para rreth 5 vjetësh, ka përplasur koalicionin qeveritar. Në ekzekutiv janë të ndarë në gjysmë mes atyre që po e mbështesin dhe atyre që janë kundër saj. Importet nga Turqia vazhdojnë të rriten, derisa eksportet janë fare të vogla.

Në shtatorin e këtij viti bëhen 5 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së Tregtisë së Lirë mes Kosovës dhe Turqisë, por e njëjta vazhdon të mos jetë funksionale.

E kjo marrëveshje ka shkaktuar një kokëçarje të re brenda koalicionit qeveritar.
Burime të KTV-së brenda ekzekutivit kanë thënë se kohëve të fundit, ka nisur një debat për të nënshkruar këtë marrëveshje, por një pjesë e kabinetit qeveritar nuk po pranon assesi, kurse pjesa tjetër është pro.

Një përgjigje për këtë çështje nuk e ka dhënë as presidenca, siç ka vepruar edhe herëve të tjera kur është pyetur për këtë marrëveshje, e cila qëndron në sirtarët e saj.
Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane parasheh herët a vonë nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, për të cilën zyrtarët e shtetit kanë vepruar në po të njëjtën mënyrë si në marrëveshjen e CEFTA-s.

Turqia mbetet një prej konkurrentëve kryesorë me produkte në vendin tonë.
Të dhënat e doganës flasin për vazhdim të trendit të rritjes së importeve nga ky vend.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, shumë biznese prodhuese kanë kërkuar nga institucionet të mos e nënshkruajnë një marrëveshje të tillë siç janë dakorduar.
Kjo marrëveshje është e thuajse e njëjtë me atë të Stabilizim Asociimit.

Futja në funksion edhe të kësaj marrëveshjeje do t’i kushtonte me humbje buxhetit në vjet prej mbi 90 milionë eurosh.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?