Lutfi Haziri për nisjen e autostradës: Urime gjilanas

Të dielën zyrtarisht do të nisin punimet e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar qytetarët e Gjilanit, duke thënë se ky projekt do të sjell përfitime të mëdha për ta dhe se ndikon në zhvillim ekonomik. “Pas prezantimit të projektit ideor të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më […]
Të dielën zyrtarisht do të nisin punimet e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka uruar qytetarët e Gjilanit, duke thënë se ky projekt do të sjell përfitime të mëdha për ta dhe se ndikon në zhvillim ekonomik.
“Pas prezantimit të projektit ideor të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë më 28 tetor 2015 dhe prezantimit të projektit detaj më 15 korrik 2016 nga qeveria Mustafa, të dielën po fillojmë zyrtarisht me punimet pikërisht në 19-vjetorin e Betejës së Zhegocit. Ky projekt gjigant do të sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Gjilanit dhe do të ndikoj në zhvillim të hovshëm ekonomik. Urime gjilanas” ka thënë Haziri në një postim në facebook.
Ministria e Infrastrukturës nesër do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e autoudhës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”.
Ngjarja mbahet në vigjilje të “Betejës së Zhegocit”, në të cilën u vranë tetë ushtarë të UÇK-së dhe 18 civilë.












