Ligji japonez që kishte lejuar sterilizimin e grave: Ata më vodhën jetën timë përgjithmonë

Ligji japonez që kishte lejuar sterilizimin e grave: Ata më vodhën jetën timë përgjithmonë

Junko Lizuka ishte 16 vjeçe kur u dërgua në një klinikë në veri-lindje të Japonisë dhe u detyrua të kishte një operacion misterioz, që më vonë ajo zbuloi se nuk do të kishte asnjëherë në jetën e saj fëmijë. “Më dhanë një anestezik dhe nuk më kujtohet asgjë pas kësaj,” tha ajo. “Kur jam zgjuar, […]

“Më dhanë një anestezik dhe nuk më kujtohet asgjë pas kësaj,” tha ajo.

“Kur jam zgjuar, unë isha në një shtrat dhe pash një lavaman. Dëshiroja të pija do ujë, por ata më thanë se nuk lejohet pija e ujit.”

Lizuka kishte punuar për një familje si amvise. Ishte vonë kur prindërit e saj i dhanë lajmin shokues: ajo ishte bërë një nga 16,500 njerëzve që u janë nënshtruar sterilizimit të detyruar sipas një ligji japonez që kishte për qëllim ndalimin e lindjes së fëmijëve “inferior”.

Tubat e mitrës asaj iu lidhën në vitin 1963 pasi supozohej se ajo vuante nga një çrregullim mendor. Pesëdhjetë e pesë vjet më vonë, zëri i saj zhurmonte ndërsa përshkruante impaktin që kishte pasur në jetën e saj: dhimbje të vazhdueshme të stomakut dhe një barrë psikologjike e rëndë.

“Unë shkova në Tokio për të shikuar nëse mund ta kthej mbrapsht por ata më thanë që ishte e pamundur,” tha ajo. “Ata më vodhën jetën time.”

Një viktimë tjetër e cila ishte sterilizuar me dhunë është Yumi Sato, e cila ishte operuar në moshën 15-vjeçare gjegjësisht në vitin 1972. Motra e saj tha se operimi sterilizues përfundoi duke i shkatërruar të ardhmen e martesës, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

“Kur ajo ishte rreth 22 dhe 23 vjeç kishte folur për një martesë, por ajo e kishte njoftuar personin se nuk mund të bënte fëmijë, dhe kjo ndikoi tek ai që të mos martohej me të,” flet motra e saj, Michiko.

Sato kohët e fundit filloi një padi duke kërkuar kompensim nga qeveria japoneze mbi procedurën, duke argumentuar se Ligji i Mbrojtjes Eugjenike shkeli kushtetutën e pasluftës, sepse shkelte të drejtën e njerëzve për të ndjekur lumturinë.

Është rasti i parë në Japoni që edhe për viktimat e tjera të shpresojnë se kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugës për një apologji të gjerë publike nga qeveria.

Ndërsa Japonia u përball me tronditjen e dorëzimit në Luftën e Dytë Botërore, disa politikanë folën për një nevojë urgjente për të “përmirësuar cilësinë e kombit tonë”.

Ndërmjet viteve 1948 dhe 1996 rreth 25, 000 njerëz janë sterilizuar nën këtë ligj, përfshirë 16, 500 prej tyre të cilët kanë vdekur gjatë procedurave./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?