LDK thotë se Muhaxheri u ngut pak me synimin për postin e kryeministrit por ia çmojnë guximin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, në konferencën e rregullt javore ka folur rreth përgatitjes së LDK-së për zgjedhje të reja. Ai ka thënë se LDK-ja do ta shtojë aktivitetin dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, qytetarët më lehtë do të pranonin zgjedhje të reja, sesa të udhëhiqen nga Qeveria Haradinaj. […]
Sipas tij, qytetarët më lehtë do të pranonin zgjedhje të reja, sesa të udhëhiqen nga Qeveria Haradinaj.
“Do t’ia shtojmë dozën këtij aktiviteti që të jemi të gatshëm për procesin e ardhshëm zgjedhor.E di që qytetarët mund të thonë se janë lodhë, por ata më shumë janë lodhë nga kjo Qeveri.
Janë një mori argumentesh, dhe është një çakordim total, kështu që qytetarët janë më të gatshëm janë që nesër të dalin ne votime, sesa ta lejojnë këtë qeveri të punojë”, ka deklaruar Beqiri, raporton Periskopi.
Ai ka komentuar edhe deklarimin e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, i cili ka thënë se do të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër.
Beqiri ka thënë se ajo deklaratë e Muhaxherit nuk duhet nënçmuar, megjithatë sipas tij për këtë çështje marrin vendim organet e LDK-së.
“ Ne jemi një shpi e madhe dhe një parti politike, ku mendojmë që jo vetëm z.Muhaxheri, por ka shumë njerëz që mund t’i hyjnë asaj gare. Unë nuk e kam marrë me të keq atë deklaratë të z.Muhaxheri. Megjithatë ne e kemi bërë të qartë se si bëhët ai proces. Nuk është ajo deklaratë se mund të ketë ndonjë problem për ne. Secili që pretendon duhet të marr bekimin dhe pëlqimin e forumeve të partisë, sepse kjo nuk është dëshirë. Vullneti i z.Muhaxheri nuk duhet nënçmua. Ndoshta e ka thënë pak herët, por është e rëndësishme se kush merr vendim. Kjo është një sfidë, dhe duhet përkrahur guximin e secilit që pretendon një post të tillë.”
Lidhur me deklarimin e Muhaxherit ka reaguar edhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu./Periskopi/












