LDK paralajmëron mocion për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës, paralajmëron se nëse nuk arrihet marrëveshja për të caktuar një datë të zgjedhjeve, kjo parti do të bëj mocion votëbesimi ndaj qeverisë. Avdullah Hoti, shef i GP të LDK’së, ka thënë se qeveria tashmë nuk e ka shumicën për të udhëhequr dhe gjendja në vend nuk mund të vazhdojë kështu, shkruan […]
Lidhja Demokratike e Kosovës, paralajmëron se nëse nuk arrihet marrëveshja për të caktuar një datë të zgjedhjeve, kjo parti do të bëj mocion votëbesimi ndaj qeverisë.
Avdullah Hoti, shef i GP të LDK’së, ka thënë se qeveria tashmë nuk e ka shumicën për të udhëhequr dhe gjendja në vend nuk mund të vazhdojë kështu, shkruan Periskopi.
“Strukturat e LDK’së në mbledhjen e mbajtur para disa ditëve, është vlerësim i LDK’së që vendi nuk mund të qeveriset nga kjo qeveri e pakicës. Temat e mëdha nuk mund të udhëhiqen nga kjo qeveri, e sidomos bisedimet me Serbinë. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, vendi detyrimisht duhet të shkojë në zgjedhje, jo pse LDK e kërkon këtë, por për shkak të rrethanave në vend. Është e rëndësishme që zgjedhjet të mos mbahen me nguti, port ë bëhen përgatitjet dhe të dakordohemi për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse kjo nuk ndodhë ne jemi të oblikuar të çojmë përpara mocionin për qeverinë”, ka thënë Hoti, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se kryeministri është treguar i papërgjegjshëm karshi zhvillimeve të fundit, sidomos në rastin e deportimit të qytetarëve turq.
Ai ka thënë se pasi është votuar kërkesa e LDK’së për themelimin e një Komisioni Hetimor për këtë çështje, ku thotë se pret që Komisioni të nis punën shpejt.
“Kryeministri ka dështu ta kryejë obligimin e vet kushtetues, të ketë në mbikëqyrje institucionet përkatëse. Presidenti ka tejkalu kompetencat e veta. Deputetët u pajtuan që të formohet një Komision hetimor për këtë çështje. Tash presim të gjithë t’i dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Komision.Të zbardhim këtë çështje që do jetë një njollë e zezë”, ka thënë Hoti.
Ai tha se LDK vazhdon të këmbëngulë në zgjedhje të reja, jo pse, sipas tij, është vetëm kërkesë e LDK’së, por se është nevojë për vendin.
“Pas daljes së Listës Serbe, kemi një qeveri të rënë, një qeveri që ka vetëm 42 deputetë kurse opozita ka 62 deputetë. Është më se e qartë që kjo qeveri nuk mund të vazhdojnë të udhëhqesin Si mund të jetë stabile një qeveri që ka vetëm 42 deputetë.Ata duhet të japin menjëherë dorëheqje që të formojmë një qeveri me shumicën”, ka thënë Hoti./Periskopi/












