Ky zv/ministër thotë se nuk ka zyrë dhe se kurrë nuk u takua me shefin e tij Behgjet Pacollin (Video)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, është ankuar për pritjen që i është bërë në këtë pozitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilën e drejton Behgjet Pacolli. Dedaj në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se zyrën nuk e ka të përshtatshme. “Nuk kam zyre timen personale tash e gjashtë muaj. […]
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, është ankuar për pritjen që i është bërë në këtë pozitë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të cilën e drejton Behgjet Pacolli.
Dedaj në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, thotë se zyrën nuk e ka të përshtatshme.
“Nuk kam zyre timen personale tash e gjashtë muaj. Kam do mobilie të vjetra. Unë nuk punoj për zyre e mobilie por dua të punoj. Unë nuk ndalem që 27 vjet”, tha Dedaj.
Flet edhe për raportet me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. Sipas tij, nuk është takuar asnjëherë me të.
“Unë ende nuk e di ku është zyra e ministrit Pacolli. I kam kërkuar të takohet, por nuk ka gjetur kohë. Nuk i them më. Nuk më është ndarë ndonjë fushëveprim me çka të merrem”, tha Dedaj.
“Nuk e kuptoj. Unë kam respekt për secilin njeri në Kosovë. Unë se kuptoj, e kam një parim një herë kërkoj, dy herë, tri herë, më nuk kërkoj”, shtoj Dedaj.
“Shefi i ministrisë së Jashtme do të duhej të na takonte. Që gjashtë muaj skam qenë në asnjë mbledhje të kabinetit. Në mbledhje të Qeverisë, karrige e ministri në mungesë të tij mbet e zbrazët, nuk e zëvendëson asnjë zëvendësministër”, tha Dedaj.
https://www.facebook.com/GazetaTribunaOfficial/videos/2148342951844385/












