Kuvendi mblidhet sot në orën 14:00, diskutohet për deportimin e ‘gylenistëve’

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, ka njoftuar se Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e deputetëve të Kuvendit për të mbajtur seancë të jashtëzakonshme për rastin e deportimit të 6 shtetasve turq. Seanca do të mbahet sot në orën 14:00, shkruan Persikopi. “Unë dua të iu njoftoj që me kërkesë të […]
Seanca do të mbahet sot në orën 14:00, shkruan Persikopi.
“Unë dua të iu njoftoj që me kërkesë të 40 deputetëve të nënshkruar për seancë të jashtëzakonshme është mbledhur sot kryesia e kuvendit, dhe ka vendosur që kërkesa e deputetëve të fillojë në orën 14:00, sa i përket debatit për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova. E kemi për obligim ndaj Kushtetutës që ta mbajm debatin e kërkuar nga deputetët. Seanca mbahet sot në orën 14:00”, ka deklaruar Haliti pas mbledhjes së Kryesisë.
Kërkesa për seanca të jashtëzakonshme është iniciuar nga partitë opozitare në Kuvend./Periskopi/












