Kushtetuesja ende pa vendim për ankesën e Abrashit që të përsëritet balotazhi në Prishtinë

Arban Abrashi po pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për përsëritje të balotazhit për kryetar të Prishtinës. Abrashi, i cili ka dërguar kërkesë për përsëritje të balotazhit në Kushtetuese për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, thotë se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet, raporton . Ai […]
Arban Abrashi po pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë për përsëritje të balotazhit për kryetar të Prishtinës.
Abrashi, i cili ka dërguar kërkesë për përsëritje të balotazhit në Kushtetuese për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e fundit lokale, thotë se PZAP-ja dhe Gjykata Supreme nuk i kanë trajtuar ankesat si duhet, raporton .
Ai thotë se kanë punuar dy muaj rreth kësaj ankese dhe ka marrë shembull rastet e ngjashme në vendet e Evropës, e që sipas tij, gjithmonë kanë përfunduar në favor të ankuesit.
Për kryetarin aktual të kryeqytetit, Shpend Ahmeti, nuk është asgjë e re ankesa e kandidatit të LDK-së.
Ahmeti i ka thënë KTV-së se ka qenë e pritshme që ata të ankohen edhe në Kushtetuese, por që sipas tij, ai ka fituar dhe kutitë e votimit janë hapur, ashtu siç ka kërkuar vetë LDK-ja.
Por Ahmeti, i cili ishte pjesë e Vetëvendosjes në kohën kur u rizgjodh kryetar, mund të humbë përkrahjen nga ish-partia e tij.
Asamblisti i VV-së, Egzon Azemi, thotë se përkrahja për Ahmetin do të jetë nëse ai punon në të mirë të qytetarëve.
Derisa thekson se si Vetëvendosje nuk do ta përkrahin as LDK-në.
Kërkesa e Arban Abrashit është proceduar dhe është regjistruar në Gjykatën Kushtetuese, kanë konfirmuar zyrtarë të këtij institucioni.
Përmes një përgjigjeje me shkrim, kjo Gjykatë ka konfirmuar se kërkesa do të shqyrtohet dhe vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën
e Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e punës së Kushtetuese.












