Kush është Gazmend Muhaxheri – njeriu që zuri në befasi LDK’në me ambiciet e tij

Kush është Gazmend Muhaxheri – njeriu që zuri në befasi LDK’në me ambiciet e tij

Ka pak ditë që kur kreu i LDK’së, Isa Mustafa, është kthyer pas një trajtimi disa mujor në Gjermani. Me t’u kthyer nga Gjermania, rrjeti u vërshua me fotografi të zyrtarëve të LDK’së me liderin e tij. Por derisa këndej shkrepeshin fotografitë, kryetari aktual i Pejës nga radhët e LDK’së, Gazmend Muhaxheri shkrepi një deklaratë […]

“Besoj që unë duhet të jem kandidat për kryeministër. Kam qeverisur mirë dhe kam fituar pa balotazh. Nuk shoh ndonjë kandidaturë tjetër”, tha Muhaxheri në një emision televiziv, transmeton Periskopi.

Por ndaj kësaj deklarate, ka pasur reagime të shumëta brenda 24 orësh nga LDK’ja. Disa thanë se ‘LDK ka mjaft kuadro për postin e kreut të LDK’së dhe postin e kryeministrit’, si një tentativë për ta mbuluar kështu edhe ambicien e Muhaxherit, ndërkaq disa thanë se ‘Gazi u ngut pak’.

Ismet Beqiri, në një konferencë për media, deklaroi se secili në LDK ka të drejtë të kandidojë se dhe ka shumë njerëz meritorë në LDK për këtë post por që tha se në fund vendosin forumet e partisë.

“E dini që ka aspirantë kjo tregon që kemi shumë njerëz që nesër mund t’i shohim në Qeveri, por është shumë e qartë që secili që pretendon duhet ta marr pëlqimin e forumeve sepse kjo tekefundit nuk është vetëm dëshirë…ndoshta e ka thënë pak herët por s’ka lidhje. Nesër mund të del edhe dikush tjetër por është e rëndësishme kush merr vendim”, tha Beqiri, shkruan Periskopi.

Kush është Gazmend Muhaxheri?

Fitoi për herë të tretë komunën e Pejës, në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë.

Muhaxheri, është nip i Ymer Muhaxherit, i cili ka udhëhequr LDK-në në vitet ’90-të në qytetin e Pejës, deri në “kuvendin e karrigeve” të kësaj partie më 2005.

Megjithatë, Gazmend Muhaxheri kishte humbur dy herë, kur kishte synuar ngjitjen në krye të pushtetit lokal. Konkurronte nën flamurin e ish-Partisë Reformiste ORA.

Gazemnd Muhaxheri, inxhinieri i ndërtimtarisë i lindur më 1964, mbajti pozita të larta publike përgjatë viteve.

Ishte anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe deputet i Partisë Reformiste ORA prej vitit 2004 deri më 2007.

Pastaj nga muaji shkurt i vitit 2010 deri në maj të 2011-ës, Muhaxheri kishte udhëhequr drejtorinë e Urbanizmit, deri sa kishte kaluar në strukturat e LDK-së.

Gazmend Muhaxheri, është i martuar dhe ka 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë, dhe jeton në Pejë, në një shtëpi moderne në qendër të qytetit, në afërsi të Shkollës Fillore “Tetë Marsi”./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?